Në Vjenë nuk fituan ata që kërkuan para

Publikuar tek: politike, më 16:34 27-08-2015 Në Vjenë nuk fituan ata që kërkuan para

Lajmet se Gjermania dhe Bashkimi Europian ishin gati të hapnin “thesin” për vendet e Ballkanit Perëndimor qarkulluan prej ditësh në disa media shqiptare, të cilat flisnin me siguri për projektet që do të financoheshin sapo Rama t’ua dorëzonte në tavolinë lidërve europiane.

Megjithatë, ky samit njësoj si ai i Berlinit tregoi se procesi i nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel ka në fokusin e tij primar mbështetjen politike të vendeve të Ballkanit, ndonëse premtimet për financime nuk mungojnë.

Me 5 projekte të rëndësishme infrastrukturore udhëtoi kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij drejt Vjenës, por në mbyllje të samitit askush nuk foli nëse ndonjë në Europë doli “vullnetar” për t’i hedhur paratë e tij në realizimin e tyre.

Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili përgjatë gjithë takimeve që zhvilloi në Vjenë theksin e diskutimit e vendosi në mbështetjen ekonomike, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi nga BE mbështetjen politike, dhe rezultati ishte pozitiv për të.

Merkel dhe komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u shprehen se Serbia është shumë pranë çeljes së negociatave me BE-në dhe se shpejti do hapen kapitujt e parë të bisedimeve. Pavarësisht periudhës kohore që zgjat, kjo është faza e fundit për Serbinë përpara se vendi të anëtarësohet përfundimisht në union.

Sa i përket Shqipërisë, askush nuk përmendi hapjen e negociatave për Tiranën, përveç një kërkesë të ripërsëritur të kryeministrit Rama.

“Ju keni detin në njërën anë dhe malet në anën tjetër, shfrytëzohini ato”, citohej t’i ketë thënë Merkel Ramës gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë pak muaj më parë, çka mesa duket ka qenë një mesazh i qartë për qeverinë shqiptare se Gjermania nuk ka ndërmend të hedh paratë që pretendohet se janë aty me shumicë sapo një projekt të shfaqet mbi tavolinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Samiti i Vjenës, një deklaratë e përbashkët për rininë dhe 600 milionë euro për 24 projekte
Majlinda Bregu brenda albumit të Ramës, e shoqëroi në Vjenë »
Article Logic
Execution time: 0.023033142089844
array(1) { ["section"]=> string(45) "ne-vjene-nuk-fituan-ata-qe-kerkuan-para-19335" }