Në Zvicër ndalohet të lypësh, gjobë nëse kërkon lëmoshë

Publikuar tek: bota, më 20:29 27-09-2016 Në Zvicër ndalohet të lypësh, gjobë nëse kërkon lëmoshë

Lypësit tani e tutje nuk do të kenë çfarë të kërkojnë në Kantonin Vaud të Zvicrës. Parlamenti i këtij kantoni frankofon, ka miratuar të martën, me një rezultat të ngushtë in iniciativën e UDC/SVP për ndalimin e kërkimit të lëmoshës në gjithë territorin kantonal.

Partia në fjalë, e përkrahur edhe nga një shumicë e liberalëve (FDP/PLR) e ka siguruar shumicën e nevojshme të parlamentit, për të votuar këtë iniciativë të dorëzuar në parlament që në vitin 2013, njofton Albinfo.

Kështu, lypësit e rrugëve në të ardhmen do të dënohen me gjobë në mes 50 dhe 100 franga në rast se kapen duke kërkuar lëmoshë.

Ndërsa dënimi është më i lartë për ata që i nxisin të miturit për të kërkuar lëmoshë. Këta ose personat që ushtrojnë kërkimin e lëmoshës në mënyrë të organizuar do të dënohen me gjoba prej 500 deri në 2000 franga.

Duke qenë se iniciativa është përpiluar si tekst ligjor, ajo shndërrohet në ligj pa pasur nevojë fare që të votohet nga populli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025537014007568
array(1) { ["section"]=> string(60) "ne-zvicer-ndalohet-te-lypesh-gjobe-nese-kerkon-lemoshe-54319" }