Nebraska bëhet shteti i 19-të në SHBA që heq dënimin me vdejke

Publikuar tek: bota, më 23:20 27-05-2015 Nebraska bëhet shteti i 19-të në SHBA që heq dënimin me vdejke

Në një votim historik, shteti i Nebraskës i është bashkuar 18 shteteve të tjera në SHBA, që kanë hequr dënimin me vdekje.

Edhe pse miratimi legjislativ për heqjen e dënimit me vdekje ishte fituar që në 1979, sot është miratuar përfundimisht heqja e dënimit me vdekje. Votimi i sotshëm ishte i mjaftueshëm për të hequr veton e Guvernatorit Pete Ricketts, njëri prej përkrahësve të dënimit me vdekje.

“Nebraska ka shansin të hyjë në histori - në anën e mirë të historisë - duke hedhur një hap që do të jetë në të mirë të përparimit të një shoqërie të civilizuar”, ka thënë Senatori Ernie i dhomës së Omahas, i cili ka luftuar 4 dekada për heqjen e dënimit me vdekje.

Vendimin e ka përshëndetur edhe Amnesty International, duke e quajtur një fitore e duke falënderuar të gjithë që luftuan për heqjen e dënimit me vdekje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031719923019409
array(1) { ["section"]=> string(68) "nebraska-behet-shteti-i-19-te-ne-shba-qe-heq-denimin-me-vdejke-12114" }