Negociatat për Zgjedhjet/ Para takimit me Idrizin, Rama takohet me Metën

Publikuar tek: politike, më 13:23 30-03-2015 Negociatat për Zgjedhjet/ Para takimit me Idrizin, Rama takohet me Metën Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Rama ka takuar Metën, para takimit që do zhvillojë me Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Sot Rama do të zyrtarizojë negociatat me PDIU-në, sa i përket bashkive të Shijakut, Peqinit, Konispolit, Patosit dhe Rrogozhinës. Para se të dalë në një konferencë për shtyp, Rama ka zgjedhur të takojë në kryesinë e Kuvendit Metën, i cili është  gjithashtu në koalicion me Ramën për mbështetje të kandidatëve të njëri-tjetrit në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ende nuk dihet saktësisht nëse Rama do të tregohet tolerant me PDIU-në, duke u dhënë atyre mundësinë të kandidojnë në 5 bashki me mbështetjen e PS-së, por ajo që është e sigurtë është se Ramës i duhet mbështetja e partisë, elektorati i së cilës ka bazë të gjerë në Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Emrat e përfolur për kandidatë në qarqe deri më tani mes PS-LSI janë Vangjush Dako për Durrësin, Keti Bazhdari për Shkodrën, Etjona Hoxha për Vlorën, Armando Subashi ose Ervin Koçi për Fierin, Sotiraq Filo për Korçën, Viktor Tushe për Lezhën(LSI),  Zamira Rami (LSI), Gledion Rehovica ose  Petrit Sina për Beratin (LSI), Shukri Xhelili ose Muharrem Rama për Dibrën dhe Hasan Halili për Kukësin (LSI).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh deputetët për zgjedhjet, vendoset sot emri për Tiranën?
Zyrtare/ Gjergj Bojaxhi kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.033211946487427
array(1) { ["section"]=> string(75) "negociatat-per-zgjedhjet-para-takimit-me-idrizin-rama-takohet-me-meten-7348" }