Negociatat Rama-Meta për bashkitë, Tiranën e kërkon PS-ja

Publikuar tek: politike, më 09:40 23-02-2015 Negociatat Rama-Meta për bashkitë, Tiranën e kërkon PS-ja Edi Rama dhe Ilir Meta

Nisin negociatat mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për kandidatët e 61 bashkive në zgjedhjet e 21 qershorit. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ndarë paraprakisht disa nga bashkitë më të rëndësishme, duke ftuar në koalicion edhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Sipas gazetës ‘’Panorama’, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kanë ndarë kandidatët mes tyre, duke vlerësuar ndikimin dhe fuqinë e partive sipas bashkive. Partia Socialiste do të ketë kandidatë të saj në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër. LSI-ja do të ketë 25-30 për qind të bashkive në vend, ndër të cilat  Fierin, Beratin, Lezhën, Pukën dhe Pogradecin. Ende mbetet e paqartë ndarja e kandidatëve për Vlorën dhe Shkodrën.

Një detaj tjetër nga bisedimet është edhe ftesa për të bërë pjesë në koalicionin PS-LSI, të PDIU-së. Kësaj partie do t’I lihen Rrogozhina, Konispoli dhe Patosi.

Në pikëpyetje kanë mbetur bashkitë e Finiqit, Dropullit dhe Pustecit, me banorë minoritarë grekë e maqedonas. Kurse Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo bëjnë me dije se do rishikojnë pozitat e tyre brenda koalicionit PS-LSI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Ramës: Je tollumbace që do plasësh
Ahmetaj- Milajloviç: Gati projekti i autostradës Tiranë-Nish »
Article Logic
Execution time: 0.016448020935059
array(1) { ["section"]=> string(61) "negociatat-rama-meta-per-bashkite-tiranen-e-kerkon-ps-ja-4171" }