Negociatat, Rama publikon deklaratën e Hahn: Shqipëria PLOTËSOI KËRKESAT, duhet të mbajmë premtimin

Publikuar tek: politike, më 15:40 14-06-2018 Negociatat, Rama publikon deklaratën e Hahn: Shqipëria PLOTËSOI KËRKESAT, duhet të mbajmë premtimin Johanes Hahn

Kryeministri Edi Rama publikoi në llogarinë e tij në facebook, deklaratën e e Komisionerit të BE-së Johanes Hahn në një intervistë për Der Standard.

Në deklaratën e tij, Hahn është shprehur shpresëdhënës për hapjen e neogciatave për Shqipërinë, duke thënë se tashmë Shqipëria i ka përmbushur kërkesat, dhe mbetet vetëm të mbahet premtimi.

“Pra, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Bazuar në këtë ju mund të bëni një analizë për të parë kriteret për hapjen e kapitujve. Jam i bindur se Shqipëria, pas vendimit maqedonas, mund të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave.”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Hahn, publikuar nga kryeministri Rama.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

 Komisioneri i BE-së Johanes Hahn në një intervistë për Der Standard shpreson për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit dhe e quan dritë të gjelbër për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Hahn: ”Për momentin ka një trazirë nëpër rajon. Shkaku ishte strategjia jonë e zgjerimit, e cila hap një perspektivë për të gjitha shtetet. Në Kosovë, ka pasur ratifikimin e papranueshëm të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ka gjithashtu negociata të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Procesi i shqyrtimit gjyqësor në Shqipëri është në lëvizje të plotë. Reforma gjyqësore është një prioritet në Shqipëri.

Pra, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Bazuar në këtë ju mund të bëni një analizë për të parë kriteret për hapjen e kapitujve. Jam i bindur se Shqipëria, pas vendimit maqedonas, mund të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave. Unë jam i bindur se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu “gotën gjysmë plot”. Besueshmëria jonë është pjesë e sistemit tonë të vlerave.

Nëse bëjmë një premtim, dhe pala tjetër plotëson kërkesat, atëherë ne duhet të pajtohemi. Nëse kjo nuk do të ndodhë, kjo do të prekte vendet e tjera në rajon”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032837867736816
array(1) { ["section"]=> string(103) "negociatat-rama-publikon-deklaraten-e-hahn-shqiperia-plotesoi-kerkesat-duhet-te-mbajme-premtimin-124371" }