Nën hetim për mashtrim, flet futbollisti i VLLAZNISË: Unë kam PRONA andej por...

Publikuar tek: sport, më 14:04 16-03-2018 Nën hetim për mashtrim, flet futbollisti i VLLAZNISË: Unë kam PRONA andej por...

Fran Frrokaj është kryetari i Bashkisë së Lezhës që është arrestuar këtë mesditë pasi akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Ndërkohë nën hetim janë edhe 23 zyrtarë të tjerë, ndër ta edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota. Pas publikimit të lajmit ekskluziv në newsport.al, redaksia jonë kontaktoi qendërmbrojtësin lezhjan i cili deklaroi se nuk ka dijeni në lidhje me këtë çështje.

I habitur ai u shpreh: "Nuk kam dijeni për këto që po më pyesni ju. Po i dëgjoj nga ju. Unë kam prona andej, por nuk kam lidhje me këtë çështje", përfundoi për newsport.al Renato Malota.

Vllaznia gjendet në një situatë të vështirë në kampionat dhe si të mos mjaftonte kjo, vjen edhe një lajm i rëndë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të shkodranëve. /Newsport.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Fran Frrokajt, ja kush është futbollisti i përfshirë në SKANDALIN e pronave
»
Article Logic
Execution time: 0.018614053726196
array(1) { ["section"]=> string(82) "nen-hetim-per-mashtrim-flet-futbollisti-i-vllaznise-une-kam-prona-andej-por-113478" }