Nëna e ish të dashurës së Jim Carrey: Aktori ka “koleksion” sëmundjesh seksualisht të transmetueshme

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:22 21-10-2016 Nëna e ish të dashurës së Jim Carrey: Aktori ka “koleksion” sëmundjesh seksualisht të transmetueshme

Nëna e Cathriona White, ish e dashura e aktorit Jim Carrey, ka paraqitur përmes avokatit disa teste përmes së cilave pretendon se Carrey mbart disa sëmundje seksualisht të transmetueshme si Hepatit A, Klamidia dhe Herpes I dhe II.

Në një deklaratë për media ajo tha se dokumentet tregojnë se Jim Carrey jo vetëm mbart SST por është i vetëdijshëm dhe ia ka mbajtur të fshehtë ish të dashurës së ndjerë Ëhite.

“Ai mendon se vetëm pse është i famshëm dhe mund të thotë çfarë të dojë e të bëjë për budalla njerëzit”, tha nëna e White.

Sipas avokatit të Carrey, kjo është vetëm një tentativë e pabazë për të akuzuar aktorin dhe tregon se sa e ulët është familja e Cathriona White.

Ish e dashura e Jim Carrey u gjet e vdekur nga mbidoza e ilaçeve, që sipas padisë ia jepte aktori hollivudian. Ajo la pas një letër të gjatë ku shkruante për marrëdhënien e saj me Carrey, se sa e thyer ndihej nga sëmindjet seksuale që ai i kishte trasmetuar dhe presionin psikologjik që i bënte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet djali që puthte në buzë Encën, nuk do ta besoni kush është (Foto)
Action Bronson publikon këngën e re, nuk harron flamurin shqiptar (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.015299081802368
array(1) { ["section"]=> string(103) "nena-e-ish-te-dashures-se-jim-carrey-aktori-ka-koleksion-semundjesh-seksualisht-te-transmetueshme-56927" }