Nëna e kryeministrit ka ditëlindjen, Zaho i çon buqetën me lule

Publikuar tek: barometri, më 07:51 02-09-2018 Nëna e kryeministrit ka ditëlindjen, Zaho i çon buqetën me lule

Dita e sotme mesa duket është ditë feste në familjen e Kryeministrit Edi Rama. Në fotot e postuara në profilin e tij në Instagram, Kryeministri ka treguar për ditëlindjen e nënës së tij, Aneta Rama.



Siç shihet në foto, ai që i ka bërë surprizën më të bukur nënës së Kryeministrit është nipi i saj i vogël, Zaho.

Por, për shkak të vizitës së Ramës në Vlorë, ka qenë një nga punonjëset e protokollit të Kryeministrit ajo që i ka çuar lulet në shtëpi.

Sakaq, kujtojmë se Aneta Rama prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë, ç' ka ka bërë që të jetë në kontroll të vazhdueshëm nga mjekët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01885199546814
array(1) { ["section"]=> string(69) "nena-e-kryeministrit-ka-ditelindjen-zaho-i-con-buqeten-me-lule-132910" }