Nëna e Sokol Olldashit: Takoheshim rrallë, nuk u ngopa kurrë me djemtë e mi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:22 04-03-2015 Nëna e Sokol Olldashit: Takoheshim rrallë, nuk u ngopa kurrë me djemtë e mi Kozeta Mamaqi me dy djemtë e saj, majtas i ndjeri Sokol Olldashi

Nëna e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, ka ndarë një moment shumë emocional me miqtë e saj në “facebook”.

Zonja Kozeta Mamaqi ka postuar një foto bardh e zi me dy djemtë e saj, një një kohë të hershme, kur ata ishin ende fëmijë.

Këtë foto, Mamaqi e ka shoqëruar me një mbishkrim ku lexohet: “Sa vite përpara. Sa të vegjël djemtë e mi. Më prisnin me mall se takoheshim rrallë. Nuk u ngopa kurrë më ta...”.

Mamaja e deputetit të ndjerë ka shprehur kështu dhimbjen për mungesën e të birit përmes nostalgjisë.

Sokol Olldashi u nda nga jeta më 20 nëntor të vitit 2013 si pasojë e një aksidenti automobilistik që rezultoi të ishte fatal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026267051696777
array(1) { ["section"]=> string(78) "nena-e-sokol-olldashit-takoheshim-rralle-nuk-u-ngopa-kurre-me-djemte-e-mi-4925" }