Nënkryetari i LRI shok klase me Arielën, shpërndan mesazhin prekës: Jam zemërthyer

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:15 22-01-2018 Nënkryetari i LRI shok klase me Arielën, shpërndan mesazhin prekës: Jam zemërthyer

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana shpërndan një mesazh prekës për studenten e Drektësisë, 21-vjeçaren, Ariela Murati.

“Jemi të gjithë pa fjalë dhe zemërthyer për ty!” shkruan Pojana për studenten që sot u përcoll në banesën e fundit.

MESAZHI I PLOTË:

Paqe për shpirtin tënd Ariela Murati!

Na le pas si kujtim buzëqeshjen e një shpirti të bukur dhe dhimbjen e madhe që shkakton padrejtësia!

Jemi të gjithë pa fjalë dhe zemërthyer për ty!

Lutje të madhit Zot për të mëshiruar e për ta lehtësuar dhimbjen e tmerrshme tek familjarët, të afërmit e miqt e tu!

Lamtumirë shoqe!

Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke që s'mundi ta gëzojë dot juristen e shkëlqyer dhe vajzën plot vlera së cilës ju këputën me mizorinë e urrejtjes dhe kurrsesi jo me verbërinë e dashurisë ëndrrat për jetën, ashtu sic këputet një trëndafil në kopështin plot lule!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072040557861328
array(1) { ["section"]=> string(87) "nenkryetari-i-lri-shok-klase-me-arielen-shperndan-mesazhin-prekes-jam-zemerthyer-107515" }