Nënkryetarja e bashkisë, Paskali: “Grand Kafe” ishte pjesë e projektit, e hoqëm

Publikuar tek: politike, më 23:18 23-02-2016 Nënkryetarja e bashkisë, Paskali: “Grand Kafe” ishte pjesë e projektit, e hoqëm

Prej një jave shoqëria civile dhe opozita kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të parkut të lojërave tek liqeni, me argumentin e mbrojtjes së hapësirave të gjelbra. Në emisionin "Studio e Hapur" në News24 u vendosën përballë përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali dhe Genci Kojdheli dhe përfaqësuesit e opozitës Dorian Teliti dhe Leonard Olli.

Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali siguroi se brenda parkut të liqenit nuk do të ndërtohet asnjë objekt komercial. Ajo tha se në momentin që është prezantuar masterplani, ka qenë edhe ideja për ndërtimin e "Grand Kafe", por në projektin që po zbaton Bashkia, ky lokal nuk ekziston.

"Ky lokal shërbimi nuk ekziston, nuk është futur. Është hequr nga projekti ekzistues. Ne kemi kërkuar të zbatohet projekti duke hequr "Grand Kafe". Eshtë një park 4 mijë metra /katror i gjithi në shtrirje. Ka zona të përcaktuara për grupmosha të ndryshme. E përsëris që është hequr Grand Kafe-ja. Parku nuk do ti jepet privatit, do të menaxhohet nga Bashkia, është falas."- deklaroi Paskali.

Edhe drejtori i projekteve ne Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli tha se kafeja është eliminuar nga projekti që u propozua në vitin 2014 nga një studio gjermano-britanike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, publikohet formulari që do plotësojnë deputetët
AI rendit problemet me të drejtat e njeriut në Shqipëri: Mosndëshkueshmëri për 21 Janarin »
Article Logic
Execution time: 0.02473783493042
array(1) { ["section"]=> string(80) "nenkryetarja-e-bashkise-paskali-grand-kafe-ishte-pjese-e-projektit-e-hoqem-33369" }