Nënshkruhet kodi i sjelljes, Ekonomi: Moment i rëndësishëm për mijëra përdorues të telefonisë mobile

Publikuar tek: ekonomi, më 13:22 24-10-2016 Nënshkruhet kodi i sjelljes, Ekonomi: Moment i rëndësishëm për mijëra përdorues të telefonisë mobile

Katër operatorë të telefonisë mobile nënshkruan mes tyre një kod sjellje, i cili u hartua nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në MZHETTS, në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me qëllimin për të përmirësuar tregun në mbrojtje të konsumatorëve.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Milva Ekonomi tha se: “Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë për ata qindra mijëra konsumatorë përdorues të shërbimeve që marrin përmes këtyre operatorëve të telefonisë mobile.

Ministrja Ekonomi theksoi se nënshkrimi i kodit mes 4 operatorëve synon konkurrencën e ndershme mes tyre për produktet që ofrojnë në treg, si dhe mbron konsumatorin përkundrejt këtyre shërbimeve dhe produkteve.

“Ky është një hap i rëndësishëm, i cili jo vetëm që vendos në një formë të rëndësishme mënyrën se si komunikojnë operatorët me njëri-tjetrin, por merr përsipër gjithashtu që operatorët të mbrojnë konsumatorët në treg duke j ‘ua bërë transparente të gjitha produktet që ato nxjerrin, duke j ‘ua bërë transparente mënyrën se si grumbullojnë të dhënat personale dhe se si i ruajnë ato, gjithashtu dhe për mënyrën se si kostohen produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Gjithashtu, është një hap i rëndësishëm për faktin se i jep një rol të rëndësishëm edhe Komisionit të Mbrojtës së Konsumatorëve pranë MZHETTS, i cili në mënyrë të vazhdueshme do marrë dhe do shqyrtojë të gjitha ankesat apo përmirësimet e kërkuara nga vetë konsumatorët. Unë dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, dua të falënderoj dhe operatorët që kanë qenë shumë të gatshëm për të bashkëpunuar për hartimin e Kodit të Sjelljes, që është një produkt i ri për sipërmarrjen shqiptare”,- u shpreh ministrja Milva Ek onomi.

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, z. Pirro Xhixho u shpreh se: “Për ne ky është një moment i rëndësishëm pasi ka të bëjë me zbatimin e ligjit për pjesën e mbrojtjes së konsumatorit. Ne e vlerësuam që në fillim maksimalisht këtë nismë të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të ligjit tuaj, por edhe të ligjit të telekomunikacioneve, i cili ka kushte të drejtpërdrejta për të mbrojtur konsumatorin dhe veprimtarinë e operatorëve ta drejtojë drejt mbrojtjes së konsumatorëve, dhënies së transparencës së nevojshme. E gjitha kjo me qëllim që konsumatori të njohë të gjitha produktet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur, duke lehtësuar zgjedhjen e tij, sepse ne jemi në një treg konkurrues dhe tregu konkurrues kërkon transparencë të plotë, kërkon që konsumatori të jetë i mbrojtur nga proceset abuzive të cilat mund të ndodhin, për efekt të dikujt ose të veprimeve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme në treg” tha ai.

Përmbajtja e kodit:

Kodi i Sjelljes përbën dokumentin që shpreh një marrëveshje të negociuar dhe të miratuar nga sipërmarrësit/operatorët e komunikimeve elektronike, që nëpërmjet saj, marrin përsipër të zbatojnë parashikimet apo rregullat e përcaktuara në të, për fushën e komunikimeve elektronike

Kodi është i strukturuar sipas këtyre çështjeve:

Objektivat:

Në këtë dokument përcaktohen si objektiva kryesorë vendosja e standardeve për një sjellje etike; veprimit në mënyrë të paanshme dhe të arsyeshme; promovimin e produkteve dhe shërbimeve në frymën e transparencës dhe konkurrueshmërisë në tregun e komunikimeve elektronike.

Parime të përgjithshme:

Nëpërmjet këtij dokumenti sipërmarrësit rregullojnë marrëdhëniet e tyre të etikës me pajtimtarët dhe me sipërmarrësit e tjerë, marrin përsipër të pranojnë dhe të zbatojnë aktet ligjore që sigurojnë një konkurrence të ndershme, i stimulon sipërmarrësit për të arritur standarde të larta në dobi të pajtimtarëve/konsumatorëve.

Marrëdhëniet ndërmjet sipërmarrësve:

Sipërmarrësit marrin përsipër të aplikojnë të njëjtat rregullat për të ruajtur interesat e tregut, marrëdhëniet e paanshme, duke siguruar njëkohësisht edhe mos dëmtimin e reputacionit të sipërmarrësve të tjerë. Ata duhet të shmangin përdorimin e formave të pandershme që mundësojnë tërheqjen e pajtimtarëve apo dëmtimin e imazhit të produktit/shërbimit të sipërmarrësit konkurrues, etj.

Marrëdhëniet e sipërmarrësit me pajtimtarët;

Sipërmarrësit angazhohen të mos kryejnë veprime të koordinuara apo marrëveshje me ndonjë operator tjetër, me qëllim fiksimin e tarifave, ndarjen e shërbimeve të ofruara. Të ofrojnë shërbime në përputhje me parimin e transparencës, etj. Tu vënë në dispozicion pajtimtarëve informacion të plotë, të shkruar dhe elektronik mbi shërbimet që ofrohen në mënyrë të thjeshtë, të qartë me detajet e nevojshme në interes të konsumatorëve.

Mbrojtja e të dhënave dhe ruajtja e fshehtësisë;

Sipërmarrësit mbrojnë sekretin e komunikimeve elektronike dhe të dhënat vetjake, marrin masa ndaj sistemeve të komunikimeve për të ndaluar aksesin e paautorizuar në to dhe të përpunimit të të dhënave. Ndalohen gjithashtu marrja, regjistrimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave, të cilat nuk janë për përdorim nga publiku.

Promovimi dhe marketimi i produkteve/shërbimeve;

Komunikimi, promovimi dhe aktivitetet e tjera të marketingut në fushën e komunikimeve elektronike duhet të jenë në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Duhet të mos përfshijnë informacion të pasaktë, çorientues, prezantime publicitare denigruese që zmadhojnë se tepërmi apo që përpiqen të fshehin veçori të tjera të produktit apo shërbimit, si dhe të mos shfrytëzojnë paditurinë e konsumatorit.

Sipërmarrësit dhe marrëdhëniet me publikun;

Sipërmarrësit gjatë procesit të marrëdhënieve me publikun, përkundrejt veprimtarisë së tyre tregtare, duhet të plotësojnë kërkesa si marrja e masave për të informuar publikun në lidhje me misionin, qëllimet dhe objektivat e tyre tregtare; sigurimi i të dhënave të nevojshme për publikun mbi veprimtarinë tregtare dhe ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike; evitimi i dhënies së deklaratave publike që mund të diskreditojnë sipërmarrës të tjerë në veçanti.  ​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026303052902222
array(1) { ["section"]=> string(104) "nenshkruhet-kodi-i-sjelljes-ekonomi-moment-i-rendesishem-per-mijera-perdorues-te-telefonise-mobile-57221" }