NËNSHKRUHET marrëveshja e madhe me KASTRATIN, hoteli i parë me 5 yje vjen në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 06-12-2018 NËNSHKRUHET marrëveshja e madhe me KASTRATIN, hoteli i parë me 5 yje vjen në Shqipëri Momenti i neshkrimit te marreveshjes

Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja e kalimit të ish-hotel ‘Sheraton’ në menaxhimin e “Hyatt”, brand luksoz i hotelerisë me seli në Chicago që  tashmë vjen në Shqipëri falë “Kastrati Group”.

Është pikërisht “Kastrati Group”, me në krye biznesmenin Shefqet Kastrati ai i cili do të menxhojë ambientet e ish-hotel Sheratonit.

Në Shqipëri tashmë do të vendoset një standart elitar turizmi përmes hotelit të parë me 5 yje që do tejkalojë kapacitetet e ish-Sheratonit të parë. “Hyatt Regency and Residency” është një investim që garanton përfitime të majme për ekonominë shqiptare përmes punësimit por edhe shërbimit që do të rrisë fluksin e turistëve në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoni ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili uroi ata që bënë të mundur këtë marrëveshje ndërsa foli hapur për atë që ishte dikur Sheraton e për atë që do të jetë në vazhdim.

“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ende një hotel me 5 yje, që janë elita e industrisë së turizmit. Tashmë jemi në nisje të një projekti gjigant për sjelljen e Hyatt, që do të lërë në harresë njëherë e mirë edhe lotët e atyre që u pikëlluan kur u largua Sheratoni. Në fakt, as ai nuk ishte një hotel i mirëfilltë me 5 yje, pavarësisht pretendimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta masive e studentëve, Meta thirrje institucioneve: Një zgjidhje sa më të shpejtë
'As mish as peshk', Fuga publikon 4 masat URGJENTE: Duhet ndryshuar tërësisht modeli i universiteteve »
Article Logic
Execution time: 0.0042049884796143
array(1) { ["section"]=> string(91) "nenshkruhet-marreveshja-e-madhe-me-kastratin-hoteli-i-pare-me-5-yje-vjen-ne-shqiperi-144136" }