Nënshkruhet marrëveshja për linjën 400 kV Shqipëri-Maqedoni, forcon sigurinë energjetike

Publikuar tek: ekonomi, më 18:41 18-11-2016 Nënshkruhet marrëveshja për linjën 400 kV Shqipëri-Maqedoni, forcon sigurinë energjetike

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe KfW nënshkruajnë marrëveshjet për linjën e interkonjeksionit 400 kV midis Shqipërisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Engjëll Zeqo, Administrator i Operatori të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Christoph Tiskens, Drejtor i KfW-së për Evropën Juglindore dhe Turqinë, nënshkruan marrëveshjet e huasë dhe financimit, në shumën 64 milion euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV midis Shqipërisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Huaja e butë prej 50 milion eurosh e KfW-së jepet në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim gjermano-shqiptar.

Një grant prej 14 milionë eurosh jepet nga ana e Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). OST do të alokojë 6 milion euro nga fondet e veta.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambjentet e OST-së me prezencën e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Ambasadores Gjermane, Susanne Schütz, të Ngarkuarit me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Jan Rudolf.

Linja 400 kV do të jetë ndërlidhja e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe do të mundësojë shkëmbimin direkt të energjisë elektrike midis të dy sistemeve elektrike. Projekti do të përmirësojë integrimin e Shqipërisë në sistemin rajonal të energjisë elektrike dhe do të forcojë lidhjet e voltazhit të lartë midis lindjes dhe perëndimit duke mbyllur unazën 400 kV me Greqinë.

Projekti ‘Linja e transmetimit midis Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë’ do të kontribuojë më tej për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë, do të forcojë bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë si edhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit dhe rrisë tregtinë rajonale në fushën e energjisë elektrike midis dy vendeve si dhe me vendet e Ballkanit.

Në emër të Qeverisë Gjermane dhe të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme.

Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shumë totale prej më shumë se një miliard euro për projekte investimesh në gjithë Shqipërinë nga të cilat më shumë se 50% janë dhënë në kuadër të Bashkëpunimit Financiar që implementohet nga KfW.

Sektori energjitik është një nga sektorët kyc të Bashkepunimit Financiar Gjermano-Shqiptar, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 270 milionë euro, që nga viti 1998.

Për momentin, KfW siguron financime për një gamë të gjërë projektesh, duke perfshirë këtu linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, linjën e transmetimit 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës, linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, masa të lidhura me eficencën e energjisë në ndërtesat publike, rehabilitim efiçent nga ana e energjisë të konvikteve studentore të Qytetit Studenti I dhe II.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019186973571777
array(1) { ["section"]=> string(93) "nenshkruhet-marreveshja-per-linjen-400-kv-shqiperi-maqedoni-forcon-sigurine-energjetike-59969" }