Nënshkruhet memorandumi, së shpejti libër monografik për të madhen Nexhmie Pagarusha

Publikuar tek: kulture-art, më 13:42 01-10-2018 Nënshkruhet memorandumi, së shpejti libër monografik për të madhen Nexhmie Pagarusha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kosovë Kujtim Gashi ka pritur sot në kabinetin e tij, përfaqësues të organizatës 'Integra', ku edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është mbështetja financiare për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha. Këngëtarja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin kulturor të Kosovës.

Libri do të vijë si histori në formë romani me qëllimin që publikut t'i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës.  Monografia për këngëtaren e madhe do përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje.

I ndarë në disa kapituj, libri do të paraqesë jetën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vet këngëtarja me rrëfimin e saj artistik e jetësor do të jetë boshti i rrëfimit të librit që do të publikohet në konturat e një romani.

Siç raportojnë mediat në Kosovë ministri Gashi u shpreh mjaft i lumtur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

“Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”, tha ai.

memorandum_1538393351-8322660.JPG

Nënshkrimi i memorandumit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot në ditelindjen e lirikut tragjik
Helena Kadare në një rrëfim për letërsinë në Prishtinë »
Article Logic
Execution time: 0.040090799331665
array(1) { ["section"]=> string(90) "nenshkruhet-memorandumi-se-shpejti-liber-monografik-per-te-madhen-nexhmie-pagarusha-136230" }