Nënshkruhet protokolli dy vjeçar mes Akademisë së Shkencave shqiptare dhe asaj të Kosovës

Publikuar tek: kulture-art, më 17:10 24-10-2017 Nënshkruhet protokolli dy vjeçar mes Akademisë së Shkencave shqiptare dhe asaj të Kosovës

Është nënshkruar sot në Akademinë e Shkencave protokolli dyvjeçar i aktiviteteve shkencore (2018-2020), mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Protokolli u nënshkrua nga sekretarët shkencorë përkatës të Akademive: akademik Isuf Krasniqi (ASHAK) dhe akademik Vasil S. Tole (ASHSH).

Një vend të veçantë në protokoll zënë aktivitetet për vitin 2018, shpallur si "Viti i Skënderbeut" nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë.

Më poshtë teksti i plotë:

P R O T O K O L L

PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT KËRKIMOR SHKENCOR DHE ARTISTIK NDËRMJET AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË DHE AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (më tej: ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (më tej: ASHAK), të cilat më poshtë do të quhen Palë, me qëllim që të vazhdojnë të zhvillojnë një bashkëpunim të frytshëm kërkimor-shkencor midis tyre, nënshkruajnë këtë Protokoll bashkëpunimi për periudhën 2018-2020, duke mbajtur parasysh rëndësinë e shkëmbimit të informacionit shkencor, si edhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta shkencore nga të dyja palët, mbështetur marrëveshjes-kuadër ndërmjet dy akademive.

Veprimtaritë e përbashkëta të dy institucioneve do të zhvillohen sipas përshkrimit dhe kalendarit të mëposhtëm:

1. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, figurë e shekujve të humanizmit europian; konferencë shkencore ndërkombëtare Tiranë, 2018

2. 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, konferencë shkencore ndërakademike Prizren, 2018

3. 100-vjetori i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, konferencë shkencore, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës Shkodër, 2018

4. 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, konferencë shkencore ndërakademike Shkup, Manastir, 2018

5. Përgatitja për botim e akteve të veprimtarisë së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe vijim i punës së mëparshme Prishtinë, Tiranë 2018-2020

6. Romani shqiptar që nga fillimi i shekullit XXI, konferencë shkencore ndërakademike dyditore Prishtinë 2018

7. Për epistemologjinë e shkencave albanologjike sot, konferencë shkencore ndërakademike Tiranë 2019

8. Studimi i ndryshimeve mjedisore me përdorimin e imazheve satelitore në një segment të zonës ndërkufitare Shqipëri-Kosovë, projekt pilot Tiranë, Prishtinë 2018-2019

9. Parandalimi i risqeve gjeologjike në planifikimin dhe zbatimin e zhvillimit urban në Shqipëri dhe Kosovë, projekt pilot dhe konferencë Tiranë, Prishtinë 2018-2019

10. Projektimi dhe ndërtimi i sistemit si open access për shfrytëzimin e publikimeve elektronike shkencore periodike në fushën e shkencave natyrore e teknike të revistave “JNTS” dhe “Kërkimi” (“Research”) Tiranë, Prishtinë 2018-2020

11. Gjeoturizmi në hapësirën ndërkufitare malore – risi për zhvillimin ekonomik e kulturor në Shqipëri dhe Kosovë, projekt Tiranë, Prishtinë 2018-2019

12. Kërkime arkivore-bibliografike Tiranë,

Prishtinë 2018-2020

13. Katalogimi online i fondeve albanologjike: bibliografitë online të kërkuesve shkencorë; përurim dhe zgjerim i procesit të krijimit të sistemit bibliografik online të kërkuesve shkencorë shqiptarë: shkëmbim eksperience, përurim i bibliografive në proces; kualifikim i punonjësve të bibliotekave, profesionalizime mbi katalogimin e njësive bibliografike; organizimi i panairit të përbashkët vjetor të librit akademik: Tiranë-Prishtinë. Tiranë, Prishtinë 2018-2019

14. Shkëmbime reciproke të botimeve, të periodikëve dhe botimeve shkencore; ekspozita të botimeve të librit akademik. Tiranë, Prishtinë 2018-2019

15. Shkenca dhe kërkuesit e rinj: veprimtari të përbashkëta të Akademisë së të Rinjve të Shqipërisë dhe kërkuesve të rinj në Kosovë Tiranë, Prishtinë 2018-2019

16. Veprimtari shkencore e përuruese në fushën e arteve: 1. Koncert me vepra të akademik Rauf Dhomit; 2. Ekspozitë personale e anëtarit korresp. të ASHAK Luan Mulliqi; 3. Koncert me vepra të akademikëve dhe kompozitorëve Ҫesk Zadeja, Tish Daija etj. Tiranë, Prishtinë 2018-2019

17. Ligjërata dhe përurime veprash shkencore të anëtarëve e bashkëpunëtorëve të dy Palëve. Tiranë, Prishtinë 2018-2019

18. Botime të artikujve shkencorë të anëtarëve e bashkëpunëtorëve të dy Palëve në revistat e tyre. Tiranë, Prishtinë 2018-2019

Për secilën prej veprimtarive të mësipërme do të hartohen programe të posaçme pune të miratuara nga organet përkatëse të institucioneve bashkëpunuese.

Për të ndjekur ecurinë e realizimit të veprimtarive të parashikuara në këtë Protokoll, përfaqësues të dy palëve do të takohen të paktën një herë në vit. Vendi dhe data e takimit do të caktohen me korrespondencë.

Ky Protokoll mund të ndryshohet me miratimin e të dy Palëve, në varësi të prioriteteve të kohës dhe të sigurimit të mjeteve financiare.

Protokolli është i vlefshëm për një periudhë dyvjeçare duke filluar nga data 1 janar 2018.

ëëë.akad.gov.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Destiancionet për t’u vizituar në 2018-ën, Shqipëria kryeson listën
»
Article Logic
Execution time: 0.019275903701782
array(1) { ["section"]=> string(95) "nenshkruhet-protokolli-dy-vjecar-mes-akademise-se-shkencave-shqiptare-dhe-asaj-te-kosoves-97044" }