Nëntë gra në krye të bashkive, fitojnë garën përballë burrave

Publikuar tek: politike, më 08:10 23-06-2015 Nëntë gra në krye të bashkive, fitojnë garën përballë burrave Nga e majta lart: Florjana Koka-Sarandë, Juliana Memaj-Urë Vajgurore, Luljeta Dollani-Gramsh, Luiza Mandi-Libohovë Nga e majta poshtë: Majlinda Bufi-Rroskovec, Rajmonda Balilaj-Patos, Zamira Rami-Gjirokastër, Miranda Rira-Përrenjas

Risia e këtyre zgjedhjeve ka qenë kandidimi i 16 grave. Megjithatë vetëm gjysma e tyre kanë mundur t’ia dalin dhe të jenë të besueshme për elektoratin duke marrë dhe votën e tyre. Sipas rezultave të deritanishme  8 gra do të drejtojnë bashkitë e vendit, duke dëshmuar se edhe ato mund t'ia dalin përballë burrave dhe kur vjen puna për dualitet politik.

Qytetet që do të qeverisen nga gratë në katër vitet e ardhshme janë Saranda,që do të drejtohet nga Floriana Koka. Qyteti i grurtë i Gjirokastrës do të drejtohet nga Zamira Rami. Qytetarët e Gramshit i kanë besuar votën e tyre Luljeta Dollanit. Juliana Memiaj do të jetë në krye të bashkisë së Urës Vajgurore. Bashkia e Roskovecit do të drejtohet nga Majlinda Bufi. Luiza Mandi është e zgjedhura e qytetarëve në Bashkinë e Libohovës. Edhe banorët e Patosi kanë preferuar të drejtohen nga një grua e cila është Rajmonda Balilaj. Në Prrenjas fituese është shpallur Miranda Rira. Ndërsa në Shkodër vijon gara, por në bazë të rezultateve të deritanishme, duket se kjo bashki do të mbetet bastion i së djathtës, pasi votat  për zgjedhjen e qytetares së Parë në Shkodër kanë shkuar për Voltana Ademin.

Ndërsa gratë që nuk mundën t’ia dalin në garën përballë burrave janë: Ish-kryebashkiakia e Matit Adelina Farrici (ASHE), kandidatja për bashkinë e Klosit, Valbona Kola, kandidatja për bashkinë e Pogradecit Diana Mile, Kandidatja për bashkinë e Himarës, Lefteri Prifti (APPD), ndërkohë që drejt humbjes janë edhe Grida Duma(APPD) e cila garonte për bashkinë e Durrësit dhe Keti Bazhdari(ASHE), që synote bashkinë e Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultatet për 8 bashkitë e mbetura dhe parashikimi për fituesit
Kandidati i PD-së i zhgënjyer nga vota:Bëfshin atë që premtuan për Kolonjën, humbëm betejën, jo luftën »
Article Logic
Execution time: 0.018709897994995
array(1) { ["section"]=> string(66) "nente-gra-ne-krye-te-bashkive-fitojne-garen-perballe-burrave-14399" }