NËNTORI, muaji i SHEGËVE... 3 gjërat që mund të bëjmë me këtë fryt magjik të mbushur me antioksidantë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 15:33 05-11-2018 NËNTORI, muaji i SHEGËVE... 3 gjërat që mund të bëjmë me këtë fryt magjik të mbushur me antioksidantë Blerina e Florecenter

Blogu i Blerinës- Newsbomb.al

 

Nëntori është zyrtarisht muaji i shegëve. Ky fryt magjik, i mbushur me antioksidantë është një bekim nga natyra për shëndetin e lëkurës sonë, për freskinë dhe bukurinë e saj. Ndaj le t’i shfrytëzojmë sa më shumë ditët kur shegët mbushin tryezat tona, dhe të mësojmë të bëjmë me to maska shtëpiake që na vijnë në ndihmë për problematika nga më të ndryshmet.

Sot do tju propozoj pesë receta të ndryshme të për të cilat mikesha e qendrës “Florescenter” kush më shumë e kush më pak, jo vetëm kanë dëgjuar nga viti në vit por edhe i vënë në funksion.

Maskë për shëndetin e flokëve!                     

Për të realizuar një maskë, vlerat e së cilës do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe shkëlqimin e flokëve na duhen vetëm dy kokrra shegë të pjekura shumë mirë. Ndajmë vec kokrrat e shegës nga tuli i bardhë, dhe e vënë atë (tulin e bardhë pa kokrrat e shegës) të ziejë për 5 minuta në ujë të cilin më parë e kemi lënë të vlojë. Kokrrat e shegës i shtypim ose i shtrydhim, në mënyrë që të përfitojmë lëngun e tyre dhe e bashkojmë me tulin e bardhë të ngrohë dhe i shtypim, ose i fusim në mixer derisa te formojnë një masë homogjene. Kur ajo të jetë gati ne e bashkojmë me 5 pika lëng limoni të cilat do të na bëjnë masën pakëz shkumoze. E vendosim masën e formuar në rrënjën e flokëve të laguara më parë, dhe  e masazhojmë me lëvizje rrethore për 10-15 minuta. Pas aplikimit të kësaj maske e cila kërkon një shpëlarje me ujë të bollshëm, flokët tanë do të duken më të plotë, më të dendur, do të jetë neutralizuar prodhimini yndyrës  dhe mbi të gjitha floket do të kenë shkëlim dhe do të fitojnë shëndet të plotë.   

Scrub trupi në shegë! 

Sa prej nesh nuk janë tunduar të paktën një herë të blejnë një produkt që reklamon shegën dhe vlerat e saj? E sa të tjera “shkojnë” pas etiketave ku përqëndrimi i kokrrave të këtij fruti super antioksidues është protagonist. Pra e gjitha fusha e dermakozmetikës punon fort që të na sjellë ne , konsumatorëve pak nga vlerat natyrale të shegës? Atherë përse të mos provojmë vetë në shtëpi, të realizojmë një scrub nga shega për trupin. Në një enë të gjërë përziejmë duke i shtypur me piru kokrrat e dy shegëve me një gotë sheqer dhe dy lugë vaj ulliri. Pasi e përziejmë mirë, masën e përdorim në dush, ne të gjithë trupin. Efekti i tij do të jetë thjesht: i mrekullueshëm. Falë tij, lëkura është më e butë, më e pastër, e mëndafshtë në prekje dhe me arome fantastike shege.                                                             

Maskë ushqyese për fytyrën!                  

Për të përgatitur një maskë shumë ushqyese për fytyrën do të na nevojiten dy lugë mjaltë, nje lugë kos (yogurt grek i bardhë dhe i trashë) dhe të gjitha kokrrat e nje shege të plotë. I përziejmë të gjitha sëbashku në mikser dhe e aplikojmë maskën në lëkurën e fytyrës dhe të qafës dhe e lëmë të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas e largojmë me ujë të bollshëm jo shumë të ngrohtë. Pas kësaj maske mund të mos jetë e nevojshme përdorimi i hidratuesit, përshkak se lëkura bëhet shumë e ushqyeshme./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NUK DUHET HUMBUR/ Blerina zbulon vetitë e terapisë së baltës
»
Article Logic
Execution time: 0.02112889289856
array(1) { ["section"]=> string(104) "nentori-muaji-i-shegeve-3-gjerat-qe-mund-te-bejme-me-kete-fryt-magjik-te-mbushur-me-antioksidante-140331" }