"Nëse do instaloheshin kamera nëpër zyrat e shtetit, sytë do na shihnin një katastrofë të paimagjinueshme”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:16 13-05-2016

Ditën e djeshme është publikuar një videoskandal i kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili i cili i ka kërkuar seks një vajze në kërkim të vendit të punës. Pas kësaj, kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar menjëherë nga detyra kryetarin e bashkisë.

Këtë e ka komentuar edhe aktori i njohur Julian Deda. Për të ky është një vendim i drejtë por shton se nëse do instaloheshin kamera nëpër zyrat e shtetit, sytë do na shihnin një katastrofë të paimagjinueshme. Deda jep edhe një mesazh për vajzat e gratë shqiptare që të denoncojnë çdo rast.

“Vendimi i qeverisë për shkarkimin e Shukriut, i drejtë, e komplimentoj.
Por ajo qe është shqetësuese, është fakti se nuk është hera e parë dhe as e fundit që një zyrtar i lartë tenton të shkëmbejë vendin e punës me një dorëseks. Kur kjo ndodh në Peshkopi, imagjinoni ç'ndodh në qytete më të medha dhe imagjinoni pak në Tiranë. Nëse do instaloheshin kamera nëpër zyrat e shtetit, sytë do na shihnin një katastrofë sociale të pa imagjinueshme.
Megjithatë, nga të gjithë ne, duhen inkurajuar vajzat dhe gratë shqiptare, që të mos kenë frikë dhe të denoncojnë çdo rast. S'keni pse ndjeheni në faj apo të turperuara. Turpi dhe ligji i rëndon perversave me detyre publike dhe jo ju.
Ky palaço, duhet dënuar tamam si një brekegrisur...!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019738912582397
array(1) { ["section"]=> string(109) "nese-do-instaloheshin-kamera-neper-zyrat-e-shtetit-syte-do-na-shihnin-nje-katastrofe-te-paimagjinueshme-40320" }