Bizneset rrezik falimentimi nëse rikthehen gjobat e larta

Publikuar tek: ekonomi, më 15:39 29-06-2016 Bizneset rrezik falimentimi nëse rikthehen gjobat e larta

Nëse masat ndëshkuese me gjoba dhe kontrolle të shpeshta fizike do rikthehen, 100 % e bizneseve kanë pohuar se do të reagojnë në masë duke mbyllur aktivitetin të paktën me letra. 

Sipas bizneseve,  forcimi i masave shtrënguese dhe gjobave super të larta në nëntor të vitit të kaluar i hapi rrugë korrupsionit e abuzimeve, përkeqësoi klimën e biznesit, rriti stresin e bizneseve, por pa krijuar kushtet e favorshme që implementimi i ligjit të ishte optimal.

Këto janë rezultatet  e një studimi shkencor mbi efektet dhe implikimet e ligjit për Procedurat Tatimore që zhvilloi “Nisma Thurje” me mbështetjen e Perform,(është një projekti i financuar nga SDC dhe i implementuar nga HELVETAS Sëiss Intercooperation, në bashkëpunim me Institutin për Evropën Qendrore dhe Lindore të disa fakulteteve të Universitetit të Fribourgut.)

Pjesë e hulumtimeve ishte edhe anketimi i 100 bizneseve në qarqet kryesore të vendit të cilat kanë pohuar se, ligji aktual i procedurave, lë vend për keqinterpretim nga ana e organeve ligjzbatuese.

Ndër problemet që hasin bizneset ishin të fokusuara tek inventari dhe fatura e mallit, por edhe tek kuponi tatimor dhe problemet e hasura me të.  Problem tjetër ishin punonjësit e regjistruar dhe te paregjistruar.

Lidhur me eksperiencat e tyre, tatimpaguesit tregojnë se në disa raste, ata janë detyruar të shtypin kupon tatimor, edhe në ato periudha kohore që nuk kanë pasur shitje, vetëm për të shmangur keqkuptimet e mundshme me inspektorët tatimorë, të cilët mund të dyshojnë për abuzime nga ana e tatimpaguesve dhe rivlerësojnë xhiron e biznesit.

Përditësimi i të dhënave ishte një problem tjetër , ku mund të përmendim konkretisht vendosjen e gjobave për mospërputhje të adresës së regjistruar të biznesit nga ajo aktuale, brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër nga data e ndërrimit të kësaj adrese.

Tatim paguesit gjithashtu përmendin rrefuzimin  gjatë ankimimit për gjobat e vendosura nga Drejtoria e Apelimit Tatimor (kurse 93% e tyre janë refuzuar).

Bizneset kërkojnë që të krijohen mundësitë qe aksesi në informacion mbi kërkesat ligjore për procedurat tatimore të jetë i thjeshtë, i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë, kjo pasi pjesa me e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm është e përbërë nga individë qe nuk kanë arsimin dhe njohuritë e nevojshme për ta aksesuar informacionin ne kushtet siç serviret sot.

Ata kërkojnë një paketë informacioni, t’i jepet çdo biznesi që regjistrohet për here të parë në QKR.

Gjithashtu njohuritë mbi ligjin për procedurat tatimore nga biznesi i vogël dhe i mesëm janë shumë të pakta, gati ne nivelin zero. Gati 100% e bizneseve te fokusuara nuk kishin njohuri mbi sanksionet qe ky ligj përcakton.

Këto janë disa nga faktorët që shpien në falimentimin e bizneseve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025542974472046
array(1) { ["section"]=> string(87) "nese-do-vazhdoje-te-forcohen-masat-ndeshkuese-dhe-gjobat-bizneset-do-falimentojne-44951" }