‘’Nëse e lëshon bazookan, bën mirë të godasësh në shenjë’’

Publikuar tek: ekonomi, më 18:50 06-04-2016 ‘’Nëse e lëshon bazookan, bën mirë të godasësh në shenjë’’

Nga Klodian Tomorri

Banka e Shqipërisë e uli sërish normën bazë të interesit. Banka bëri të ditur se parashikimet e saj për inflacionin këtë vit kanë lëvizur për poshtë.

Guvernatori Genti Sejko tha gjithashtu se: "Banka e Shqipërisë do të mbetet në monitorim tëvazhdueshëm të situatës, dhe e gatshme të ndërmarrë lehtësime të mëtejshme të politikësmonetare në rast se goditjet dizinflacioniste të ofertës do të dëmtojnë perspektivën afatmesme të stabilitetit të çmimeve"

Zyrtarisht banka thotë se ekonomia është duke ecur ne linje me parashikimet dhe rritja ekonomike mbetet pozitive. Në këtë pikë pyetja logjike që do të shronte cilido është vetëm një. Nëse ekonomia po konsolidohet pse Banka është duke e ulur normën?

Çfarë do të thotë kjo?

Që Banka e Shqipërisë është e shqetësuar për rritjen e pashëndetshme të ekonomisë dhe i druhet rrezikut të deflacionit ose më saktë rritjes së dobët të çmimeve për një kohë të gjatë. Për ta thënë më shkoqur ekonomia është pak me keq nga ajo që thotë publikisht Banka.

Dhe pasi nuk ka arritur ta rigjallërojë tregun financiar, Banka po bën një tjetër tentative, që synon të ndryshojë sjelljen e agjentëve ekonomikë për të inkurajuar kreditimin nga bankat private dhe investimet nga biznesi.

Tani Banka do të presë të shohë nëse masat e saj do të kenë ndonjë efekt në rritjen ekonomike apo në parandalimin e deflacionit.

Nëse jo, atëherë ajo ka një problem të madh. Ashtu sic kanë të gjitha ekonomitë e e zhvilluara të Eurozonës, të mbajtura në një spirale deflative çmimesh nga rritja mediokre e ekonomisë, kërkesa e ulët dhe rënia e çmimeve për lëndët e para.

Nëse e lëshon bazookan, bën mirë të godasësh në shenjë. Përndryshe dëmet kolaterale mund të jenë të mëdha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070421695709229
array(1) { ["section"]=> string(59) "nese-e-leshon-bazookan-ben-mire-te-godasesh-ne-shenje-36992" }