“Nëse na mbyllni Facebook-un dhe Twitter-in do ketë protesta”, AK paralajmëron qeverinë

Publikuar tek: politike, më 09:12 17-04-2016 “Nëse na mbyllni Facebook-un dhe Twitter-in do ketë protesta”, AK paralajmëron qeverinë

Aleanca KuqeZi paralajmëron protesta nëse Kuvendi do miratojë ligjin për kontrollin e facebookut, gazetave online dhe çdo rrjeti social.

Redi Ramaj nga Aleanca KuqeZi i bëri thirrje PD dhe LSI që të mos heshtin kundër këtij ligji, që ai e quajti agresion ndaj lirisë së fjalës.

“Ne ftojmë PD dhe LSI tu rrëzojnë projektin e qeverisë me vota pasi është në shkelje të kushtetutës dhe kartës europiane të drejtave të njeriut. Edi Rama kur ishte në opozitë përdori i pari facebook dhe twiter si mjet komunikimi me publikun, ndërsa sot që është kryeministër do të mbyllë çdo dritare mediatike online dhe rrjetet sociale. Vetëm Kina, Koreja e Veriut dhe Turqia kanë bllokuar fjalën e lirë në internet. Mbyllja e 27.000 faqeve në internet nga Erdogani po kopjohet nga Tirana. Cmenduria ka kaluar çdo kufi sa me anë të këtij projektligji synohet të pezullohet çdo faqe interneti në rast se dikush ankohet për fyrje ose shpifje. Po a mundet të përgjigjet qeveria pse nuk pezullohet një ekran televizioni nëse fyen ose shpif. Fjala e lirë duhet të jetë e barabartë si në internet ashtu dhe në ekran apo gazetë. Dy standarde nuk mund të ketë, vetë për të mbyllur gojën çdo kujt që guxon të kritikojë pushtetin nga faqet e tyre personale në internet”, thuhet në reagimin e AK-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ministri i Brendshëm të shkarkohet sapo të shkelë në Rinas”
Meta në Kroaci: Shqipëria shpreson te projektet e mëdha infrastrukturore »
Article Logic
Execution time: 0.027355909347534
array(1) { ["section"]=> string(90) "nese-na-mbyllni-facebook-un-dhe-twitter-in-do-kete-protesta-ak-paralajmeron-qeverine-37894" }