Nesër derbi Tirana-Partizani, në 19.00 në “Qemal Stafa”, organizohen tifozët

Publikuar tek: sport, më 13:31 12-03-2015 Nesër derbi Tirana-Partizani, në 19.00 në “Qemal Stafa”, organizohen tifozët Nje nga derbit Tirana-Partizani

Ndeshja Tirana- Partizani do të luhet ditën e premte në orën 19.00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Derbi i shumëpritur mes dy ekipeve i vendosur që të luhej ditën e enjte u shty për shkak të protestës së opozitës, pasi policia nuk merrte përsipër ndeshjen. 

Por ndërkaq, konfirmohet nga policia dhe Federata Shqiptare e Futbollit që ndeshja do të zhvillohet të premten në orën 19.00. Policia është duke marrë masa, ndërkohë që tre orë para ndeshjes, forcat e policisë do të gjenden në stadium për të monitoruar situatën.

Mijëra tifozë të të dy palëve, si Tiranës ashtu edhe Partizanit, pritet të mblidhen në Qemal Stafa, një ndeshje që do të zhvillohet nën dritat e prozhektorëve. Nuk do të mungojnë surprizat për derbin e shumëpritur ku të dy palët do të përpiqen të bëjnë më të mirën. Organizimi kësaj radhe i takon Tiranës, e cila pas dështimit në derbin e shkuar me Partizanin, kërkon me çdo kusht fitoren. Tirana vjen nga fitorja me Kukësin në Niko Dovana me rezultatin 2 me 0 ndërsa Partizani vjen nga Shkodra me humbjen me Vllazninë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019160032272339
array(1) { ["section"]=> string(77) "neser-derbi-tirana-partizani-ne-19-00-ne-qemal-stafa-organizohen-tifozet-5685" }