Nesër “Dita e Madhe” për Greqinë, FMN-ja negociata për borxhin

Publikuar tek: ekonomi, më 11:43 23-05-2016 Nesër “Dita e Madhe” për Greqinë, FMN-ja negociata për borxhin

 

Presidenti i Eurogrupit,  Jeoren Dijsselbloem thotë se Greqia dhe kreditorët mund të arrijnë një marrëveshje për lehtësimin e borxhit në takimin e nesërm.

Ministrat e Financave të Eurozonës do të takohen  në datën e përcaktuar , për të diskutuar progresin e Athinës mbi programin e masave shtrënguese, për të cilat kanë rënë dakord.

Siç është diskutuar dhe më parë, priten lehtësime mbi borxhin, në mënyrë që Greqia t'i bëjë ballë pagesave.

Sipas ekspertëve, Athinës  i duhet më shumë ndihmë për të mbuluar 3.5 miliardë euro në pagesa për borxhin, afati i të cilit është deri në muajin korrik.

Djisselbloem thotë se duke parë progresin e javëve të fundit për ­çështjen e borxhit, është optimist për arritjen e një marrëveshjeje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018723011016846
array(1) { ["section"]=> string(65) "neser-dita-e-madhe-per-greqine-fmn-ja-negociata-per-borxhin-41236" }