Nesër fillon Europiani, ende bileta të lira për tifozët shqiptarë

Publikuar tek: sport, më 15:40 09-06-2016 Nesër fillon Europiani, ende bileta të lira për tifozët shqiptarë

Nesër në orën 21:00 në stadiumin “Stade de France” do të ngrejë siparin Kampionati Europian “Francë 2016”. Në faqen zyrtare të UEFA-s ka ende në dispozicion bileta për ata tifozë që duan të ndjekin nga afër Kombëtaren Shqiptare, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë event.

Rumani-Shqipëri është sfida ku tifozët mund të blejnë bileta në kategorinë e parë dhe të dytë dhe çmimi i tyre fillon nga 80 euro deri në 140 euro.

Sa u përket dy ndeshjeve të tjera të kuqezinjve, kundër Zvicrës dhe Francës, biletat janë shitur dhe nuk ka asnjë të tillë që mund të blihet në faqen e UEFA-s.

Ndërkohë, për ata që duan të ndjekin ndeshje të skuadrave tjera në Kampionatit Europian, mund të blejnë bileta për sfidën hapëse Francë-Rumani, si dhe për ndeshje të tjera: Uells-Sllovaki; Spanjë-Çeki; Austri-Hungari; Portugali-Islandë; Rusi-Sllovaki; Rumani-Zvicër; Ukrainë-Irlandë e Veriut; Çeki-Kroaci; Spanjë-Turqi; Islandë-Hungari; Ukrainë-Poloni; Kroaci-Spanjë; Islandë-Austri; Hungari-Portugali. 

rumani.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bekim Balaj largohet nga Rijeka, firmos me klubin çeçen. Ja kontrata miliona euroshe e sulmuesit
Basha la Zvicrën për të ardhur me Shqipërinë: E kisha ëndërr! Kaçe: Jam në formë »
Article Logic
Execution time: 0.55170893669128
array(1) { ["section"]=> string(70) "neser-fillon-europiani-ende-bileta-te-lira-per-tifozet-shqiptare-42987" }