Nesër lini gjithçka! Në Tiranë vjen Grupi Polifonik i Himarës dhe Ansambli i Pilurit (KONCERTI i RRALLË)

Publikuar tek: kulture-art, më 15:15 17-02-2018 Nesër lini gjithçka! Në Tiranë vjen Grupi Polifonik i Himarës dhe Ansambli i Pilurit (KONCERTI i RRALLË)

Lini gjithçka keni planifikuar për nesër dhe mos e humbisni këtë koncert të rrallë!

"Bejka e Bardhë” dhe “Vajza e Valëve” këtë të diel vijnë në Tiranë. Lajmin e bën me dije Lefter Çipa, poeti i dashurisë. Grupi Polifonik i Himarës dhe Ansambli “Bejkë e Bardhë” i Pilurit, vijnë ditën: e Diel, më 18 shkurt 2018,  ora 18.00 në sallën e Muzeut Historik Kombetar në një Koncert të rrallë.

Këngëtaret më të famshme të Polifonisë bregase Erimioni Mërkuri e Grupit të Pilurit dhe Katina Beleri e Grupit të Himarës nën udhëheqjen artistike të poetit Kristo Çipa, kremtojnë këtë të dielë në Tiranë, 90 vjetorin e regjistrimit të pllakave me Polifoni himariote në Paris dhe 45 vjetorin e këngës së famshme “Tundu Bejkë e bardhë tundu!”

Aktiviteti zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë Himarë, Ansamblit “Bejkë e Bardhë” dhe Muzeut Historik Kombëtar.

grupi1.jpggrupi2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta piktori i njohur nga Shkodra
»
Article Logic
Execution time: 0.019953966140747
array(1) { ["section"]=> string(108) "neser-lini-gjithcka-ne-tirane-vjen-grupi-polifonik-i-himares-dhe-ansambli-i-pilurit-koncerti-i-rralle-110578" }