Nesër ndeshja Shqipëri – Rumani, kuqezinjve i’u shtohen mungesat e sigurta

Publikuar tek: sport, më 21:50 18-06-2016 Nesër ndeshja Shqipëri – Rumani, kuqezinjve i’u shtohen mungesat e sigurta

Ishte menduar dhe po punohej për mungesën e Burim Kukelit për sfidën kundër Rumanisë, por në stërvitjen e sotme trajnerit dhe stafit teknik i janë shtuar edhe dy futbollistë në infermieri.

Bëhet fjalë për Naser Alijin dhe Taulant Xhakën. Njëri në mbrojtje dhe tjetri në mesfushë nuk janë stërvitur me ekipin dhe me shumë mundësi do t’i bashkohen Burim Kukelit që është i pezulluar me kartonë.

Në stërvitjen e kryer sot Xhaka ka lënë stërvitjen si pasojë e temperaturës së lartë që po kalon, ndërsa Aliji ka pësuar tërheqje muskulore, çka nuk e ka lënë të dalë në trajnim. Sa i përket Memushajt, ai është bashkuar me grupin dhe mund ta fillojë nga minuta e parë sfidën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021919012069702
array(1) { ["section"]=> string(77) "neser-ndeshja-shqiperi-rumani-kuqezinjve-i-u-shtohen-mungesat-e-sigurta-43949" }