Nesër në mesditë, Durrësi në protestë. PD: Do të jetë edhe kryetari i PD, Basha

Publikuar tek: politike, më 11:30 20-03-2015 Nesër në mesditë, Durrësi në protestë. PD: Do të jetë edhe kryetari i PD, Basha Strukturat e PD ne Durres

Lulzim Basha, menjëherë pas kthimit të tij nga Brukseli, do të zbresë drejt e në protestë. Këtë radhë, protesta nuk do të zhvillohet në Tiranë, por në Durrës. 

Krerët e PD së Durrësit dhe Shijakut, u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe militantëve të tyre që të shtunën në orën 12.00 të jenë në qendër të qytetit të Durrësit, ku do të protestojnë kundër qeverisë. Sipas tyre, në këtë protestë do të jetë edhe kryetari i PD Lulzim Basha.

“Të dashur bashkëqytetarë të Shijakut, Maminasit, Xhafzotajt e Gjepalajt, ditën e shtunë, në orën 12.00 në qendër të Durrësit do të protestojmë kundër kësaj klike në pushtet, që i ka vënë lakun në fyt popullit tonë, kundër papunësisë gjithmonë në rritje, kundër varfërisë që thellohet nga dita në ditë, kundër vjedhjes që poi  bën popullit nëpërmjet energjisë elektrike, kundër mafies në krye të parlamentit që bëjnë porosi për vrasje deputetësh sikur po vrasin pula” është thirrja e kreut të PD së Shijakut, Rezart Tusha.

“Eshtë përgjegjësi pjesmarrja juaj në protestë. Krtimi në qeverisje, pasiguria, varfëria, mjerimi, arroganca Rama- Meta duhet ti bëjnë të gjithë bashkë për të protestuar” thotë kreu i PD së Durrësit Osman Stafa.

Kjo do të jetë e para protestë e PD së Durrësit dhe rrethinave të saj e organizuar. Më parë protestat kanë qenë më të vogla. Në këtë moment, po i jepet më shumë rëndësi, ndërkohë që do të jetë prezent edhe kreu i PD, Lulzim Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Departamenti Amerikan i dha përgjigje atyre që hodhën baltë mbi policinë
Mediu dhe Duka në Gjermani, deputetët: Qeveria mos ndërhyjë në çështjen ‘’Doshi’’ »
Article Logic
Execution time: 0.18044281005859
array(1) { ["section"]=> string(80) "neser-ne-mesdite-durresi-ne-proteste-pd-do-te-jete-edhe-kryetari-i-pd-basha-6431" }