Nesër nis aksioni për kontrollin e kuponëve në gjithë Shqipërinë, fokus bregdeti

Publikuar tek: ekonomi, më 15:55 31-07-2016 Nesër nis aksioni për kontrollin e kuponëve në gjithë Shqipërinë, fokus bregdeti

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj që prej një muaji ka njoftuar që me 1 gusht do të nis aksioni për kontrollin e kuponëve tatimorë.

Megjithatë, një ditë para aksionit ministri i është drejtuar administratës tatimore dhe biznesit me një letër, ku garanton se fushata nuk ka qëllimi vendosjen e gjobave.

Në letër sqaron se fushata do të jetë edukuese dhe sqaruese, si dhe i kërkon administratës të tregojë profesionalizëm.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor.                                                                                        

Vulgariteti dhe mungesa e modestisë është armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. Mos harroni në asnjë moment që, sado gabim që të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të të gjithë risqeve që ka ndërmarrë në vite”, thuhet në letrën dërguar Drejtorisë së Përgjithshme dhe atyre Rajonale.

Fushata do të shtrihet në mbarë vendin, por fokusi do vendoset në zonat bregdetare për shkak të turistëve.

Ahmetaj, fton biznesin të bashkëpunojë me administratën tatimore. “Detyra jonë është të jemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, por jashtëzakonisht shumë modestë dhe bashkëpunues me biznesin, sepse në këtë betejë, ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në një anë.

Fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit. Beteja jonë është ta kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës të përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Tashmë, ne kemi një eksperiencë të mirë nga viti i kaluar. Unë ju ftoj ta përmirësojmë atë eksperiencë e në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe bizneset të ndërtojmë një realitet të ri të zbatimit të ligjit”, shprehet ministri Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028093814849854
array(1) { ["section"]=> string(85) "neser-nis-aksioni-per-kontrollin-e-kuponeve-ne-gjithe-shqiperine-fokus-bregdeti-48268" }