Nesër një datë e rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, ç’ndodhi 27 vjet më parë

Publikuar tek: politike, më 13:02 14-03-2018 Nesër një datë e rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri – SHBA, ç’ndodhi 27 vjet më parë Ilustruese

Ish anëtari i bordit të AmCham, Zef Preçi thotë se data 15 mars, duhet të mbahet mend nga shqiptarët për një rivendosje marrëdhënies diplomatike e politike, mes Shqipërisë dhe SHBA, 27 vite më parë, dhe pas një ndërprerje prej 52 vitesh.

“SHBA është padyshim aleati strategjik më i rëndësishëm i Shqipërisë, jo vetëm për krijimin dhe sigurimin e ekzistencës së shtetit shqiptar në rrjedhat e historisë së dy shekujve të fundit, por vecanërisht në zhvillimet e pas vitit 1990 me futjen e vendit në binarët e zhvillimeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut të lirë” shkruan Preçi.

Në terma ekonomikë, që nga viti 1992 deri më sot, eksportet e Shqipërisë drejt SHBA përbëjnë pak më shumë se 800 milionë dollar (më shumë se 30 milionë dollar në vit) ndërsa importet, rreth 700 milionë dollar, raporton neësbomb.al.

Në 2017, krahasuar me 1992, eksportet janë rritur 2 herë ndersa importet 5 herë.

“Pavarësisht nivelit modest të shkëmbimeve tregtare, në pikëpamje ekonomike, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë niohur një rritje të hovshme sidomos pas vitit 2000, vit në të cilin është krijuar edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë me synim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal; monitorimin e legjislacionit dhe politikave që ndikojnë në konkurrueshmerinë, zhvillimet ekonomike dhe të biznesit; duke ofruar kështu nje partner efektiv - një ndërmjetes midis qeverisë, bizneseve dhe mediave. Amcham duhet vlerësuar posacërisht për kontributin e vet në ndërtimin e nje dialogu efektiv midis qeverisë shqiptare dhe komunitetit te biznesit duke u shndërruar hap pas hapi në një zë të fuqishëm të biznesit dhe me integritet për “rregulla te qarta loje” të ekonomisë së tregut, për legjislacion bashkëkohor dhe sundim të ligjit në ekonomine shqiptare” thotë Zef Preçi, i cili ka mbajtur pozicionin e ish anëtarit të bordit të American Chamber në vitet 2001-2002, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvillim interesant! Rama PËRPLASET me Bashën në ELBASAN
Çështja e lobimit rus, HABIT Kryemadhi: Bashës nuk i bëhet vonë fare… »
Article Logic
Execution time: 0.14651989936829
array(1) { ["section"]=> string(91) "neser-nje-date-e-rendesishme-per-marredheniet-shqiperi-shba-c-ndodhi-27-vjet-me-pare-113235" }