Newsbomb.al sjell sondazhin e parë në Shqipëri në facebook. Votoni kandidatin tuaj në rrjetet sociale

Publikuar tek: politike, më 10:49 07-03-2015 Newsbomb.al sjell sondazhin e parë në Shqipëri në facebook. Votoni kandidatin tuaj në rrjetet sociale Faqa ne facebook e newsbomb.al ku tregohet sondazhi

Agjencia më e re online, newsbomb.al ofron për të gjithë lexuesit e saj exit poll më të madh në rrjetet sociale, e orientuar në facebook, aty ku qytetarët shprehen më lirshëm.

Korrespondentët e agjencisë newsbomb.al kanë marrë nga bashkitë me kryesore në vend kandidaturat më të lakuara gjatë këtyre ditëve për postet e kryetarëve të bashkive, dhe i ofron ata për votuesit e rrjeteve sociale.

“Kjo është një mënyrë për të parë trendin e votave, por edhe nëse qytetarët i duan kandidatët e përfolur apo nuk i duan. Për këtë arsye, një ndër opsionet e vendosura mes maxhorancës dhe opozitës, është edhe opsioni “s’jam dakord”. Eshtë një “operacion” që nuk ka vlerë statistikore, por për të parë trendin. Do të qëndrojë online deri në shpalljen e kandidaturave, të cilat zyrtarizohen shumë shpejt nga palët, meqënëse puna përzgjedhëse e forcave politike ka filluar. Shpresojmë që qytetarët të shprehin mendimin e tyre me votë për kandidaturat. Exit poll ka filluar në orën 22.00 të së premtes në mbrëmje dhe ka pasur një numër të madh klikimesh. E gjithë kjo bëhet për herë të parë në Shqipëri, pra flas për një sondazh mediaje online, në rrjetet sociale” thotë Anila Basha, drejtuese e agjencisë online neësbomb.al.

Në fakt, pothuajse gjatë gjithë natës por edhe të shtunën në mëngjes, ka pasur shumë klikime dhe votime. Ndërkohë që edhe ata që janë përfolur, kanë filluar të angazhohen për më shumë votime. Kjo tregon sesa të ndjeshëm janë qytetarët për emrat e përfolur në qytetet e tyre.

Ju mund të votoni për kandidatin tuaj të preferuar, të çdo force politike në newsbomb.al, në të dhënën në krye të faqes “exit poll”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia kundër, Frroku dhe Doshi përballen nesër në prokurori
Protesta e PD-së/ Basha: Ka nisur numërimi mbrapsht për dyshen Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.025229930877686
array(1) { ["section"]=> string(105) "newsbomb-al-sjell-sondazhin-e-pare-ne-shqiperi-ne-facebook-votoni-kandidatin-tuaj-ne-rrjetet-sociale-5210" }