Newsbomb.al zbardh debatet e plota në PS, Doshi-Ramës: Je bukëshkalë. Rama: E ka personale. Kërcënon Blushi: Dil në PS dhe bëj zgjedhje

Publikuar tek: politike, më 15:19 02-03-2015 Newsbomb.al zbardh debatet e plota në PS, Doshi-Ramës: Je bukëshkalë. Rama: E ka personale.  Kërcënon Blushi: Dil në PS dhe bëj zgjedhje Nga mbledhja e grupit

Newsbomb.al zbardh debatet e brendshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Mes palëve ka patur debate të ashpra dhe të tensionuara. Pas fjalës së Ramës ka folur Tom Doshi.

Tom Doshi: Je peng i Ilir Metës. Eshtë kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.

(Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë)

Tom Doshi: Ti je mosmirënjohes, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Havizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty.

Tom Doshi braktis mbledhjen.

Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Të mblidhemi në qarqe me ministrat e deputetët se janë këta të fundit që mbledhin votat. Dhe nuk përkthehet marrja e votave në mbështetje. Eshtë moment reflektimi që të flasim. Këto mbledhje të grupit parlamentar të shërbejnë jo vetëm për rendin e ditës së kuvendit, por edhe si reflektim për situatën që është krijuar.

Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si përshembull, reforma e arsimit të lartë.

Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.

Edi Rama: Jo, nuk është kështu.

Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarishës për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.

Edi Rama: Se kam marrë peng partinë

Ben Blushi: E ke marrë peng partinë se ke një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje.

Edi Rama: Zgjedhjet i bëra në 23 qershor.

Ben Blushi: Jo, jo, s’po bën zgjedhje se ke frikë të votohesh nga baza dhe të marrësh vota.

Edi Rama: Ti të kesh turp!

Ben Blushi: As mos më thuaj kështu se s’kam pse të kem turp. Nëse do të vazhdojë kjo mbledhje duhet ta tërheqësh këtë që sapo the. Kjo është marrëdhënia jote me Tomën. Para disa vitesh i the atij të më kërcënonte mua.

(Kërkon fjalën deputeti Koço Kokëdhima)

Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit

Gramoz Ruçi: S’ke pse ofendon deputetët kështu.

Ben Blushi: Nuk thashë ndonjë gjë të keqe. Nuk e ofendova.

Gramoz Ruçi: Mirë është ta mbyllim këtë mbledhje dhe të reflektojmë për ato që u thanë këtu.

(Mbledhja mbyllet. Shënim i Redaksisë së newsbomb.al: Këto janë pak a shumë debatet e bëra Brenda mbledhjes së grupit parlamentar). 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grupi Socialist diskuton deklaratat e Doshit, Kokëdhima: Nuk do priten koka
Akuzat për vrasje të Doshit/ Rama thërret Tahirin në Kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.0260329246521
array(1) { ["section"]=> string(134) "newsbomb-al-zbardh-debatet-e-plota-ne-ps-doshi-rames-je-bukeshkale-rama-e-ka-personale-kercenon-blushi-dil-ne-ps-dhe-bej-zgjedhje-4787" }