Newsbomb.al zbulon ofertat për privatizimin e INSIG-ut, ja shifrat (Dokumenti)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:33 10-03-2016 Newsbomb.al zbulon ofertat për privatizimin e INSIG-ut, ja shifrat (Dokumenti)

Newsbomb.al zbulon ofertat për privatizimin e INSIG-ut. Ky është një dokument i shkëputur nga raporti, ku duken qartë 4 ofertat. Më e larta është ajo e ‘’Eurosig sh.a’’ me pronar Kadri Morinën.

Më pas renditen ofertat e ‘’Recovered Earth Technologies’’ dhe Shyqyri Duraku, oferta e ‘’Balfin shpk’’ dhe oferta e Kastratit dhe Albsiguracion. Katër ofertat së bashku me vlerat janë:

* Balfin shpk – vlera e ofertës 1,656,000,000 lekë

* Kastrati dhe Albsig (joint venture) – vlera e ofertës, 1,525,473,000 lekë

* Recovered Earth Technologies & Duraku shpk – vlera e ofertës 2,152,800,000 lekë

* Eurosig – vlera e ofertës 2,222,122,000 lekë 

Pas shqyrtimit të rregullsisë së dokumentacionit, komisioni do të nisë vlerësimin e ofertave sipas kritereve: 80 pikë çmimi më i lartë i ofruar; 10 pikë plani i biznesit dhe cilësia teknike e propozimit; si dhe 10 pikë cilësia e Investitorit (merr pikët maksimale kandidati i cili ka eksperiencë në tregun e sigurimeve dhe shtrirje rajonale/ ndërkombëtare). Vlerësimi do të bëhet brenda dy javësh.

insig.jpg

Herët në mëngjes pati një debat, edhe në Kuvend lidhur me procedurat për këtë privatizim. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po ia jepte INSIG-un vëllait të tij Olsi Rama, por nga sa shihet, Olsi Rama nuk figuron mes ofertuesve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017123937606812
array(1) { ["section"]=> string(81) "newsbomb-al-zbulon-ofertat-per-privatizimin-e-insig-ut-ja-shifrat-dokumenti-34751" }