Newsbomb.al zbulon rivalët e Gramoz Ruçit dhe Blendi Klosit. Ja emrat e diskutuar mes socialistëve

Publikuar tek: politike, më 11:31 19-04-2016 Newsbomb.al zbulon rivalët e Gramoz Ruçit dhe Blendi Klosit. Ja emrat e diskutuar mes socialistëve

Duhen edhe 3 ditë nga zyrtarizimi i emrit të rivalit që do të qëndrojë ballë përballë me Gramoz Ruçin, një nga figurat më të vjetra, por edhe më të rëndësishme brenda Partisë Socialiste.

Në fakt Edi Rama prej kohësh i ka dhënë sinjalet Gramoz Ruçit, se ndoshta kishte ardhur koha për t’u hapur radhën të rinjve.

Po si? Duke e falenderuar herë pas here. Madje në disa dalje publike. Një mënyrë për t’I treguar edhe socialistëve vetë se ka ardhur koha e ndryshimit, por edhe për të përligjur këtë vendim të tij, para publikut.

Me zhvillimet sjellë nga Ben Blushi brenda PS-së, Kongresin e më pas referendumin që u diskutua gjerësisht për fasadën që ofroi, Rama duket se i dha disa ditë ‘’pushimesh’’ vetes, duke marrë frymë.

Edhe pse asambleja e re u zgjodh që në Kongres, ajo do të mblidhet me disa ditë distancë. Dhe të shtunën, Newsbomb.al mëson se rivali përballë Gramoz Ruçit, do jetë një nga njerëzit më të besuar të Ramës, Taulant Balla.

Po kështu mësohet se kandidatura për sekretar organizativ, përballë Blendi Klosit, do të jetë Bashkim Fino. Fino artikuloi qartë mendimin e tij, në Pogradec kundër Ben Blushit. Madje ndoshta ka qenë një nga më të ashprit me deputetin ‘’rebel’’ dhe që rivalizoi keq Ramën.

Balla propozohet sipas planit, deri tani të disa deputetëve, emrat e të cilëve mbahen konfidencialë.

Gjasat janë të mëdha që Balla të zgjidhet sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Dhe siç e ka thënë, sekretar i partisë që do më shumë se Shqipëria./ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj mbron projektin e sheshit “Skënderbej” dhe kujton kundërshtuesit e “Nënë Terezës”: Ishit të parët që çuat fëmijët atje
Gramoz Ruçi, kandidati i vetëm për Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.032984972000122
array(1) { ["section"]=> string(103) "newsbomb-al-zbulon-rivalet-e-gramoz-rucit-dhe-blendi-klosit-ja-emrat-e-diskutuar-mes-socialisteve-38063" }