“Nexhmije Bushi, nëna tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna”, PD akuzon punonjësit e Ramës

Publikuar tek: politike, më 13:12 13-08-2015 “Nexhmije Bushi, nëna tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna”, PD akuzon punonjësit e Ramës Orjela Nebijaj, zedhenese e PD

“Drama e 41 vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj”, ky është denoncimi që vjen nga PD përmes zëdhënëses së saj Orjela Nebijaj.

Sipas PD, Nexhmije Bushi ka arsimin e duhur për punën që bën në OSHE, dhe ajo punon në këtë sektor prej 17 vitesh. “Por i besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për ti hapur vendin militantit pa arsimin përkatës”, akuzon PD.

“Bashkëshortja dhe nëna që në dëshpërim e sipër tentoi vetflijimin nga kjo padrejtësi që nuk ka ku ta apelojë e nuk ka ku ta zgjidhë, sepse sistemi i instaluar nuk sheh e nuk dëgjon po nuk pate lidhje politike, ka mbaruar politeknikumin pra është specialiste e fushës dhe prej 17 vitesh ushtron detyrën në mënyrë korrekte”, sqaron Partia Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia taksë për qentë e luksit, debat Veliaj-Kraja, përfshijnë edhe kafshët e Shkëlzen Berishës
Shkëlzen Berisha i përgjigjet me “hallate” Erion Veliajt, për taksën e "qenve të luksit" »
Article Logic
Execution time: 0.012727022171021
array(1) { ["section"]=> string(95) "nexhmije-bushi-nena-tentoi-vetevrasjen-pas-largimit-nga-puna-pd-akuzon-punonjesit-e-rames-18305" }