Nexhmije Hoxha: Hysni Kapo më tregoi biografinë e Sali Berishës, dyshohej për lidhje me serbët

Publikuar tek: politike, më 14:03 02-02-2016 Nexhmije Hoxha: Hysni Kapo më tregoi biografinë e Sali Berishës, dyshohej për lidhje me serbët

Bashkëshorja e diktatorit Enver Hoxha, në një intervistë të dhënë për gazetën “Dita”, ndër të tjera tregon edhe se si refuzoi Sali Berishën të ishte mjek i Enverit, pas dyshimeve për lidhje me agjenturën serbe.

“Hidhem në një argument tjetër dhe e pyes: “Në librin e Teutës që u botua vitin e kaluar, kam lexuar se ju jeni bërë pengesë që Sali Berisha të futej në ekipin e mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e Enverit”… Dhe Nexhmije Hoxha tregon se si ndodhi që e bëri këtë.

Ajo rrëfen se si Sali Berisha ishte planifikuar të futej në këtë ekip mjekësh, aty nga mesi i viteve ’70. “Mirëpo një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja e më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi enver-nexhmijetë lidhjeve të tij me agjenturën serbe. Vjehrri, gruaja… Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai nuk hyri në ekip. A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë? Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si një mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar para disa viteve se pas atij takimi për ca kohë Saliu nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver…”

***

Në një moment e pyes se çfarë ndjeu kur dëgjoi lajmin për heqjen e dekoratave të kohës së diktaturës për persona që kanë pasur poste drejtuese në parti dhe shtet si dhe për persona që kanë dhënë vendime gjyqësore me dënime të rënda në atë kohë, Nexhmije Hoxha thotë se ato dekorata nuk mund të hiqen sepse janë dhënë në një kohë tjetër. “Këta mund të më heqin atë pjesë pensioni prej 30 mijë lekësh të vjetra që marr si veterane e luftës antifashiste. Kjo po, ma vështirëson situatën ekonomike, pasi me atë pension të vogël që marr (do më mbeten 240 mijë të vjetra) më duhet të paguaj një grua që më shërben disa orë në ditë, më duhet të paguaj taksat për ujin e dritat… Kjo po, është e rëndë për mua”, thotë ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama siç nuk e keni parë, ndez cigaren dhe u shpjegon disa gjëra deputetëve të tij. A ka lidhje me Blushin? (FOTO)
Bushati në Sofje, takon ministrat e Jashtëm të Europës Juglindore »
Article Logic
Execution time: 0.019908905029297
array(1) { ["section"]=> string(98) "nexhmije-hoxha-hysni-kapo-me-tregoi-biografine-e-sali-berishes-dyshohej-per-lidhje-me-serbet-31559" }