Nexhmije Pagarusha feston 85 vjetorin në Tiranë, Meta në sallë, Rama mungon dhe Basha kishte aktivitet familjar

Publikuar tek: kulture-art, më 20:07 06-05-2018 Nexhmije Pagarusha feston 85 vjetorin në Tiranë, Meta në sallë, Rama mungon dhe Basha kishte aktivitet familjar

Nexhmije Pagarusha, “baresha” e këngës shqiptare, festoi sot në sallën e Akademisë së Arteve, 85 vjetorin e lindjes. Tepër e emocionuar, në një aktivitet për të cilin është punuar më shumë se një muaj, ajo zgjodhi që këtë ditelindje, ta festoje në Shqipëri.

Nën organizimin e shoqatës RessEgnatia dhe Unionit të Gazetarëve Shqiptare, në këtë mbrëmje, salla u mbush nga artistët. Dhurata më e veçantë, ishte medalja e Mirenjohjes, nga presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti Ilir Meta përshëndeti në skenën e Akademisë këngëtaren e madhe. “Sa herë kam shkuar në Kosovë, kam shkuar te Nexhmije Pagarusha. Dhe sot, jam shumë i kënaqur, që po i përcjell live urimet për ditëlindjen e 85-të” tha presidenti Ilir Meta, raporton newsbomb.al.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u mjaftua vetëm me një tufë me lule dhe me një mesazh për ditëlindjen e saj, që u lexua në sallë, ku shprehte urimet. Sipas asaj që u pëshpërit në sallë, dhe që bëri shumë përshtypje, ishte fakti se Lulzim Basha, kishte një aktivitet familjar dhe nuk mund të ishte prezent në aktivitet.

werf3wfw34g4g4g.jpg

Por ra në sy, mungesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Edhe pse ishte ftuar dhe kishte marrë informacion se këngëtarja e madhe po festonte ditëlindjen në Tiranë në sallën e Akademisë së Arteve, kryeministri, nuk kishte mundur të vinte, e për më tepër, munguan dhe lulet. Po ashtu, lulet munguan edhe nga Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro.

Por Nexhmije Pagarusha e festoi ditëlindjen mes artistëve dhe dashamirësve në aktivitetin e zhvilluar enkas për të, raporton newsbomb.al.

Artistë, gazetarë, miq e dashamirës, e duartrokitën për gati një orë, yllin e skenës shqiptare që u rrëfye mes emocionesh të forta për përjetimet në këtë ditëlindje të 85-të. “Edhe kur të iki nga kjo jetë, mos më vajtoni, kam marrë prej këtij vendi, e prej gjithë shqiptarëve kudo që janë, më të mirën” tha ajo në mes të skenës.

sdgfsedfg4try34y345rhy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nexhmije Pagarusha mbush 85-vjeç, nderohet nga Donald Trump
'Në vend me m'harru ju më shumë po m'doni', Nexhmije PAGARUSHA elektrizon Tiranën: Me shumë pabesi kam arritur deri këtu »
Article Logic
Execution time: 0.017414093017578
array(1) { ["section"]=> string(116) "nexhmije-pagarusha-feston-85-vjetorin-ne-tirane-meta-ne-salle-rama-mungon-dhe-basha-kishte-aktivitet-familjar-119729" }