Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen

Publikuar tek: kulture-art, më 10:49 07-05-2016

Artistja e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, “Baresha” e këngës shqiptare, sot feston 83 vjetorin.

Ajo ka lindur në 7 maj 1933 dhe është cilësuar si 'bilbili' i këngës shqiptare që dhuroi ëmbëlsi në skenat shqiptare.

Këngët e saj janë të pavdekshme dhe po këndohen nga brezat edhe në ditët e sotme.

U nderua shpeshherë për punën e saj të palodhur dhe për energjinë që shfaqte në skenë. Sot është frymëzim për breza të tërë këngëtarësh.

Behgjet Pacolli ka uruar legjendën e muzikës me këto fjalë:

“Me rastin e ditëlindjes së legjendës tonë të gjallë, Nexhmije Pagarusha, një yll i vërtetë që nuk do të shuhet kurrë, një diell i vërtetë i muzikës shqiptare ndër vite. Në emër të 400 mijë fansave të mi, në emër të familjarëve, farefisit e miqve të mi në gjithë botën, i uroj fat, lumturi dhe shumë vite të tjerë! Gëzuar ditëlindjen, e dashura Zonjë, me plot kuptimin e fjalës”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një arkitekt i huaj për Shqipërinë: Vendi juaj nuk u kthye në kazan elementesh kulturore
Mima Shvarc drithëron me fjalën teksa tërheq dekoratën te Nishani, i biri i rebeluar për vonesën »
Article Logic
Execution time: 0.035698175430298
array(1) { ["section"]=> string(47) "nexhmije-pagarusha-feston-sot-ditelindjen-39767" }