Neymar rikthehet te Barcelona? Vjen përgjigja zyrtare nga Spanja

Publikuar tek: sport, më 20:38 23-10-2018 Neymar rikthehet te Barcelona? Vjen përgjigja zyrtare nga Spanja

Presidenti i Barcelonës Hoze Maria Bartomeu i ka mbyllur derën yllit të PSG Neymar pas largimit të tij nga Barcelona në gusht të 2017.

Ishte skuadra pariziene e cila pagoi klauzolën e tij 222 milionë euro për ta pasur në skuadrën e saj.

Pas një sezoni në Paris duket se Neymar po mendon largimin dhe kërkon një rikthim në Barcelonë.

Për këto zëra ka folur dhe presidenti i klubit blaugran i cili është shprehur: “Neymar? U largua pa e kthyer kokën pas dhe ne nuk kemi as qëllimin më të vogël të bëjmë ndonjë lëvizje për të. Për më tepër, në merkaton e janarit mendojmë të mos jemi shumë aktivë, vetëm në rast se trajneri do të kërkojë ndonjë emër specifik. Mund t’I referohemi Barcelonës B, ku ka elementë që mund të integrohen edhe në skuadrën e parë. Nuk preferojmë lojtarë që paguajnë klauzolën dhe largohen. Ne jemi për ata futbollistë që e duan këtë skuadër” përfundojë numri një i katalanasve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja e moshave në krizë totale, kuqezinjtë ‘çmontohen’ nga Çekia
»
Article Logic
Execution time: 0.020408153533936
array(1) { ["section"]=> string(70) "neymar-rikthehet-te-barcelona-vjen-pergjigja-zyrtare-nga-spanja-138862" }