Nga 1 dhjetori hidhet në treg monedha e re metalike, ky do jetë ndryshimi

Publikuar tek: ekonomi, më 19:46 31-10-2016 Nga 1 dhjetori hidhet në treg monedha e re metalike, ky do jetë ndryshimi

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 16, datë 26.2.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011. Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”.

 monedha_metalike.png

monedha_metalike_2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029022216796875
array(1) { ["section"]=> string(78) "nga-1-dhjetori-hidhet-ne-treg-monedha-e-re-metalike-ky-do-jete-ndryshimi-57970" }