Nga aeroporti i Tiranës do të udhëtoni me vetëm 39 euro, ja destinacioni i parë me çmime “low cost”

Publikuar tek: ekonomi, më 21:39 03-10-2016 Nga aeroporti i Tiranës do të udhëtoni me vetëm 39 euro, ja destinacioni i parë me çmime “low cost”

Kompania holandeze low-cost Transavia, degë e kompanisë franceze KLM do të përfshijë në destinacionet e saj, Tiranën nga data 10 maj 2017, duke ofruar fluturime direkte Tiranë-Amsterdam dhe anasjelltas.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë, operatori i ri ajror do të lidhë Tiranën me një destinacion të ri, aeroportin Schipoli, në Amsterdam. Kështu nga data 10 maj, një fluturim nga Tirana në Amsterdam do të kushtojë 39 euro, ndërsa vajtje-ardhje do të kushtojë 78 euro. Parashikohet që kompania të kryejë dy fluturime në javë vajtje ardhje, konkretisht të mërkurën dhe të premten.

Më 1 prill 2016, qeveria shqiptare dhe Tirana International Airport (TIA) nënshkruan një marrëveshje kyç, e cila shënon një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri dhe liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare.

Ndryshimi i marrëveshjes së koncesionit u arrit pas negociatave intensive mes palëve për t’i hapur rrugë zhvillimit, ndërtimit dhe operimit të aeroporteve të tjerë në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana International Airport i është dhënë një zgjatje e afatit të koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se afati i koncesionit do të shtyhet deri më datë 2027.

Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, afati i koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit.

Kjo është hera e parë që nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të ketë fluturime low-cost.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034367084503174
array(1) { ["section"]=> string(102) "nga-aeroporti-i-tiranes-do-te-udhetoni-me-vetem-39-euro-ja-destinacioni-i-pare-me-cmime-low-cost-54978" }