Nga Barcelona e Figos dhe Rivaldos te Tirana, kjo është karriera e çuditshme e futbollistit afrikan

Publikuar tek: sport, më 23:10 22-12-2017 Nga Barcelona e Figos dhe Rivaldos te Tirana, kjo është karriera e çuditshme e futbollistit afrikan

Futbolli modern na jep mundësinë që të shohim lëvizje të shumta të lojtarëve nga njëri klub në tjetrin.

Kjo bën që futbollistë nga më të ndryshmit të qarkullojnë në shumë kampionate madje shpesh herë duke na sjellur edhe disa "befasi". Shumë mund ta mbajnë mend emrin e Samuel Okunowo. Një emër të tillë ndoshta mund ta kujtojnë më mirë tifozët e Tiranës.

Nigeriani që tashmë është i tërhequr nga futbolli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe në sezonin 2004-05 ka qenë pjesë e bardhebluve. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme përveç faktit se ai luajti shumë pak ndeshje me Tiranën pasi ishte i dëmtuar gjatë periudhës së tij të qëndrimit në Shqipëri.

Por Samuel i cili në fillimin e karrierës së tij u cilësua si një lojtar me një të ardhme të ndritur nuk e arriti kurrë diçka të tillë për shkak të dëmtimeve. Talenti i tij ishte i padiskutueshëm sa që nga viti 1998 deri në vitin 2001 u aktivizua me Barcelonën duke luajtur me lojtarë të nivelit botëror si Figo, Xavi, Rivaldo, Cocu apo edhe Luis Enrique.

Karriera e tij pësoi rënie për shkak të dëmtimeve të shumta derisa ai përfundoi te Tirana. Luajti shumë pak por të paktën kampionati ynë dhe Tirana mund të "krehohen" se njëherë një ish-futbollist i Barcelonës dhe shok i Xavit dhe Rivaldos erdhi dhe "preku" futbollin shqiptar, shkruan newsport.al.  Sot në moshën 38 vjeçare ai është i tërhequr nga futbolli. Klubi i tij i fundit ishte Sunshine Star në sezonin 2012-13.

Screenshot_30.jpg

Screenshot_29.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 ditë para “El Clasico”, publikohen formacionet më të mira të të gjitha kohërave
»
Article Logic
Execution time: 0.28166317939758
array(1) { ["section"]=> string(105) "nga-barcelona-e-figos-dhe-rivaldos-te-tirana-kjo-eshte-karriera-e-cuditshme-e-futbollistit-afrikan-104072" }