Nga bunkerë në vepra arti, Euronews zbulon si janë shndërruar gjurmët që la diktatura shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 12:47 27-09-2017 Nga bunkerë në vepra arti, Euronews zbulon si janë shndërruar gjurmët që la diktatura shqiptare

Lideri komunist Enver Hoxha gjatë vitit 1975 deri në 1983 ka ndërtuar gjithsej 173.371 bunkerë, shkruan Euronews në një artikull të publikuar në faqen online.

Pas rënies së komunizmit ato filluan të përdoreshin si kinema, ekspozita apo dhe për bujqësi. 

Pronari i një hoteli në Golem, Kujtim Roçi nuk do ta harrojë kurrë vitin 1992. Ishte viti që lindi djali Elesio kur ai filloi një biznes në bregdetin e Golemit.

Pak pas rënies së komunizmit, Roçi vendosi ta transformojë një bunker në lokal për të fituar para. Teksa shokët e tij e komentuan këtë gjë si qesharake, biznesi filloi të rritej dalë-ngadalë.

Bari u bë restorant, më pas ndëroi hotelin afër bunkerit dhe i vuri emrin e të birit.

“Kjo vepër më bëri mua atë që jam sot”, thote Roçi, duke na treguar një pjesë të bunkerit që duket ende nga hyrja e hotelit.

Bunkeri mbi të cilin biznesmeni ndërtoi perandorinë e tij është një nga mijëra strehët konkrete përmes shqipërisë, një vepër e periudhës komuniste. Enver Hoxha i ndërtoi këto bunkere për tu fshehur nga armiku, por sulmet nuk ndodhën kurrë.

Ato u vunë në përdorim vetëm kur shqiptarët si Roçi filluan ti kthenin në lokale, restorante, ekspozita arti, dyqane dhe muzeume.

Në vitin 2014 një bunker i madh në periferi të Tiranës u kthye në ekspozitë dhe u quajt “Bunk’Art”. Më pas u hap Bunkart 2 në qendër të Tiranës në nëntor të vitit 2016.

Ndërtimi i këtij bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme u prit me protesta nga njerëzit pasi sipas tyre ai simbolizonte krimet që komunizmi kishte kryer kundër njerëzimit.

Për ta hequr këtë perceptim dhe për ti përshtatur bunkerët në Shqipërinë moderne, disa artistë i kanë përdorur këto vepra të diktaturës për të promovuar mesazhe për pozitivet dhe prosperitet.

500px-Albania_bunkers.jpg

 

buuunker1.jpg

hotelbunker.jpg.

 

bunkerekspozite.jpg

bunkkulture.jpgbunkart2.jpg

artbunkerr.jpg

bunkervizatime.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 milion lekë investim, qeveria nxjerr këto kisha nga rreziku
»
Article Logic
Execution time: 0.090268135070801
array(1) { ["section"]=> string(100) "nga-bunkere-ne-vepra-arti-euronews-zbulon-si-jane-shnderruar-gjurmet-qe-la-diktatura-shqiptare-93862" }