Nga burgu i Fushë-Krujës: Mallkojeni për tjetër gjë Ardit Gjebrenë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:41 01-03-2016 Nga burgu i Fushë-Krujës: Mallkojeni për tjetër gjë Ardit Gjebrenë

Pas “furtunës” mediatike që shkaktoi intervista e moderatorit Ardit Gjebrea me të burgosurin Marjan Rroku, autor i vrasjes së dyfishtë, nënë e bijë, gazetari Bledi Mane bën një koment të titulluar “Mallkojeni për tjetër gjë Ardit Gjebrenë”.

Ja çfarë shkruan gazetari "Nga burgu i Fushë-Krujës". (E paedituar):

“E atakonte aq shume filmi dokumentar qe pashe aq sa vinte ne dileme edhe misionin e saj. E dyzonte personalitetin e asaj gruaje te famshme imcake duke e tollovitur mes nje engjelli dhe djalli. Madje kishin siguruar edhe pamje filmike te viteve '80 kur se bashku me Nexhmije Hoxhen vendoste lule mbi varrin e diktatorit shqiptar. Isha i vogel me mendje te vogel e te mykur kur e pashe ate dokumentar por goditja per mua ishte e rende. Nje dokumentar per Nene Terezen qe kam pare ne Londer ne kanalin televiziv Ch 4 mu faneps serish kur shikoja parmbreme vrasesin e intervistuar nga kengetari Gjebrea. Edhe une atehere me sy te erresuar nuk shikoja pertej fakteve por atakoja skenaristin Christopher Hitchens pse ma shante Nene Terezen.

E te kthehemi ne token e shqiponjave. Si zakonisht kur ka bomba te tilla me arme,gjak,perdhunime,seks,tanga,bythe,vagina,cica,buze,silikon,Greqi, Serbi... lukunia e audiences shqiptare te ben gjemen. Te shan, te mallkon,te pergojon,te godet e te poshteron sa po te jesh delikat apo i ndjeshem infatil ose vret veten, ose qerrohesh me vetedije nga puna dhe atdheu.
U merziten shume shqiptaret pse nje kriminel fliste i penduar e i frikesuar nga e verteta. U merziten hajdutet e energjisë, preresit e pyjeve, qelbaniket qe flakin ne rruge plehrat e tyre, gojepalaret dhe trushpelaret. I kerkonin llogari nje moderatori televiziv pse fjeti ne nje dhome me vrasesin dhe harruan se çdokush nga ne ka ne shtepine e tij nje vrases kohe, vrases ambjenti, vrases trashegimie,vrases identiteti. Si fillim duhet te shanim e mallkonim veten per kete atdhe qe e dhjesim çdo dite e pastaj te mallkonim Gjebrean.
Kerkoini llogari Ardit Gjebrese dhe mallkojeni pse ne spektaklet e tij femra shqiptare shfaqet ende si cingije Elbasani nga ato te viteve '20. Mallkojeni Ardit Gjebrene pse nuk frenon halabakerine muzikore shqiptare duke tjetersuar gustot tona. Bertitini Ardit Gjebreas pse nxjerr ne televizor minorene te lumtur qe u ka kapur babi telebingo. Pse lejon dhe stimulon kumarin te moshat e vogla. Kerkoini llogari per hojnat dhe zerin e sperdredhur kur flet. Anatemojeni pse reklamon fallcitete: edhe dysheke, edhe qumesht, edhe sixhade, edhe tharrese flokesh, edhe ilace rrobash edhe lengje frutash. Mallkojeni me te madhe se po otomanizon e po orientalizon frikshem audiencen si ju me zgjimin qe i ben asaj psjeses se thartuar te gjenezes sone. Uleritini qe televizioni ku ai shfaqet ti qerroje ato telenovelat indiane e turke se po bejne gjemen per te ardhmen evropiane te ketij vendi.
Ardit Gjebrese i shkon mikrofoni ne dore e afer gojes kur kendon por edhe me intervisten e kriminelit shkelqeu. Mbajeni veten dhe permbauuni. Fundja vrasesi i identitetit Ardit Gjebrea fjeti ne nje qeli me vrasesin e grave Marjan Rroku. Dhe shikueshmeria ishte llahtarisht e larte ne numer. U ndoq me kersheri nga mijera vrases ne nje atdhe qe e vrasim çdo dite!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066990852355957
array(1) { ["section"]=> string(71) "nga-burgu-i-fushe-krujes-mallkojeni-per-tjeter-gje-ardit-gjebrene-33910" }