Nga dje unë jam një plehrë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:38 23-09-2016 Nga dje unë jam një plehrë

Nga Denis Dyrnjaja*

Dilemës i erdhi fundi dhe nuk është dilemë e thjesht, është dilema ekzistenciale të cilës tashmë i dhashë një definicion. Jam një plehrë dhe për të kuptuar këtë gjë më ndihmoi qeveria ime, ligjvënësit e vendit tim madje, madje dhe i gjithë populli im.

Po, po s'ka asgjë për t'u çuditur më ndihmuan sikur të ishin të sinkronizuar të gjithë, që unë të ndjehem në kuptimin e plotë të fjalës si plehrë në vendin ku jetoj, ku linda, u rrita dhe ku do të rris fëmijët e mi. Askush nuk deshi të dijë, të më pyesi mua nëse dua unë të jem apo të mos jem plehrë, por e vendosi këtë gjë politika, ajo e majtë dhe e djathtë bashkë, dje dhe sot.

Ata vendosën që unë të jem një plehrë, por me një specifikë, se unë nuk jam një plehrë e riciklueshne. Jam një plehrë që me sosien time biologjike, ashtu si tuajën, si tonën, nuk do ta vrasë mendjen njeri për të më ricikluar. Pra në një kontekst, letrat, kollçukët apo metalet, kanë më shumë vlerë se sa jeta ime plehrë, sepse plehrat (ato të riciklueshne) prodhojnë të ardhura përfitime, pasuri, ndërsa unë nuk prodhoj asgjë. Unë jam thjesht një plehrë, pa vlerë. Kështu mendoi qeveria e djeshme dhe vendosi qeveria e sotme, parlamenti i shkruar dhe ky i tanishëm, por mbi të gjitha kështu vendosi vetë populli im me heshtjen e tij. Me këtë heshtje pranoi ky popull të trajtohet dhe shihet e konsiderohet si plehrë, derisa nuk pyetet për asgjë, derisa rri e nuk reagon, madje në emër të tij vendoset dhe ai sërish rri dhe hesht sikurse heshtin plehrat në kazanë, rrugë, trotuare e pragshtëpish.

Ndaj sot unë jam një plehrë, sepse nuk kam bërë asgjë që unë, ti, të gjithë ne, të mos të jemi plehrat e këtij vendi, që vetëm heshtin. A nuk jemi ne të gjithë plehra që qëndrojmë në këtë vendgrumbullim dhe presim ditën për të shkuar në landfill?! Pra ne nuk kemi as fatin e plehrave të riciklueshme, sepse ato e kanë shansin të ripërtërihen ndërsa unë jo, as ti, as ju.

Ne jemi mbetje pa vlerë që e dinim de facto, por tashmë e mësuam edhe de jure, përmes ligjit të riciklimit të mbetjeve të integruara se çfarë jemi. Dua të flas për shëndetin e fëmijëve të mi, për shëndetin e fëmijëve tanë, por nuk më dëgjon njeri, se jam një plehrë, dua të flas për shkatërrimin dhe kthimin e vendit tim në një kosh plehrash, por nuk më dëgjon njeri se jam një plehrë. Dua të shkruaj për ajrin, për ujin për gjithçka të ndotur në vendin tim, por s'më lexon dhe dëgjon kush, sepse jam një plehrë.

Dhe duke qenë se jam një plehrë dhe jemi të tillë të gjithë, askush s'na pyeti, por na trajtuan si plehra, për këto plehrat e integruara, ca plehra që duan të fitojnë veç të tjerash edhe nga plehrat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shan rëndë moderatori i “Stop”: O rrenca, o pisa, paçi faqen e zezë
Ndërkohë në Elbasan/ Administratori i pallatit lë një shënim për ashensorin e prishur, përgjigjia që merr është brilante »
Article Logic
Execution time: 0.0045690536499023
array(1) { ["section"]=> string(32) "nga-dje-une-jam-nje-plehre-53846" }