Nga Elhaida Dani te Anjeza Shahini, në mes një Shqipëri që shpreson fitoren (VIDEOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:49 20-05-2015 Nga Elhaida Dani te Anjeza Shahini, në mes një Shqipëri që shpreson fitoren (VIDEOT)

Tani që pamë edhe Elhaidën të interpretonte në skenwn e madhe të Eurovizionit, mbrëmë në gjysmëfinalen e parë, ka ardhur momenti të kthejmë syrtë pas e të kujtojmë performanca të tilla si ajo e Anjeza Shanhinit, që na përfaqësoi për herë të parë, apo këngën “Sus” të Rona Nishliut që na futi në “Top 5” , sigurisht pa i ulur vlerën asnjërit prej këngëtarëve përfaqësues.

Më poshtë keni videot e këngëve të secilit prej tyre.

Përfaqësimi i parë i Shqipërisë në Eurosong u vendos  nga Festivali i 42-të i këngës shqiptare me  Anjeza Shahinin “Image of you” (Imazhi yt)

 

 

Fituesi i Festivalit të 43-të ishte Ledina Celo me “Nesër shkoj " (Tomorrow I go)

 

Fituesi i Festivalit të 44 të Këngës  ishte Luiz Ejlli me "Zjarr e Ftohte"

 

Prezantimi i vitit  2007 ishte Frederik Ndoci me “Balada e Gurit” ("Hear My Plea")

 

Fituesi i Festivalit të 46-të  Këngës ishte Olta Boka me "Zemren e lamë peng".

 

Në vitin 2009, fituesi u zgjodh përsëri nga Festivali i Këngës nga ku doli fituese Kejsi Tola me këngën "Më merr në ëndërr" (“Carry Me in Your Dreams”)

 

Fituesi i Festivalit te 48 të Këngës u vendos më 27 dhjetor, me Juliana Pashan. Ajo e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2010 në Oslo me këngën "Nuk mundem pa ty”

 

Pjesëmarrësi shqiptar për Eurovision Song Contest 2011 u zgjodh në Festivalin e 49 të Këngës në dhjetor të vitit  2011. Fitues i Festivalit të Këngës ishte Aurela Gaçe, “Feel the passion”

 

Shqipëria konkuroi në garën e vitit  2012 të Eurosong me këngën "Suus", interpretuar nga Rona Nishliu

 

Në Eurovision Song Contest 2013 Shqipëria u përfaqësua me këngën "identitet", interpretuar nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Kënga "identitet" u zgjodh si fituese nga Festivali i Këngës.

 

Më 28 dhjetor të viti 2013, Hersi Matmuja fitoi Festivalin 52 të Këngës   dhe u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2014 me këngën e saj "Zemërimi i nje nate '

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria, e para që kualifikohet në finale
Ismail Kadare nderohet nga Kongresi amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.017330884933472
array(1) { ["section"]=> string(87) "nga-elhaida-dani-te-anjeza-shahini-ne-mes-nje-shqiperi-qe-shpreson-fitoren-videot-11585" }