Nga emisionet tek transmetimet live dhe stadiumet e reja, ja si po ja rrisin vlerat futbollit shqiptar

Publikuar tek: sport, më 11:34 20-08-2016 Nga emisionet tek transmetimet live dhe stadiumet e reja, ja si po ja rrisin vlerat futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar po pëson çdo ditë e më shumë një rritje progresive. Paraqitjet në Europë janë barometri më i saktë për të treguar këtë ndërkohë që ka dhe të tjera elementë që mund të konfirmojnë rritjen e madhe të produktit vendas.

Revolucioni nuk ka ardhur rastësisht. Duke nisur prej investimeve të mëdha që janë bërë në infrastrukturë me rinovimin e disa stadiumeve, investimin në burime njerëzore apo dhe në partneritetin me mediat që FSHF-ja apo dhe klubet shqiptarë kanë patur në këtë periudhë.

E drejta televizive e Superligës kap shifrat e 600 mijë eurove ndërsa së fundmi edhe e drejta televizive e Kategorisë së Parë është shitur kundrejt vlerës modeste 60 mijë euro. Këto para i shpërndahen klubeve duke i dhënë një ndihmë financiare.

Më tej, duhet theksuar se vëmëndja televizive që i bëhet futbollit shqiptar është jashtëzakonisht e madhe. Supersport transmeton Live nga e gjithë Shqipëria të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore ndërkohë që dhe TVSH mbulon një takim në çdo fundjavë. Në Supersport ka një hapësirë shumë të madhe televizive për pjesën analitike të futbollit vendas, ndërsa në Top Channel, News 24, Ora News dhe TVSH gjen çdo fundjavë një hapësirë të dedikuar për fundjavën e Superligës.

FSHF ka qenë dirigjenti i kësaj formule suksesi që e ka bërë futbollin shqiptar të ketë jo vetëm një imazh ndryshe sot, por të kushtoj shumë më tepër në tregun ndërkombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TKZ reagojnë për herë të parë për largimet nga Kombëtarja, kërkesë qeverive: Mjaft më me foto, kaloni në vepra
I lumtur se firmosi me Tiranën, sulmuesi nga Gaboni fton shokët në “birrari” »
Article Logic
Execution time: 0.019200086593628
array(1) { ["section"]=> string(107) "nga-emisionet-tek-transmetimet-live-dhe-stadiumet-e-reja-ja-si-po-ja-rrisin-vlerat-futbollit-shqiptar-50323" }