Nga Gjermania në Shqipëri, Merkeli dhe Rama jo njësoj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:19 08-07-2015 Nga Gjermania në Shqipëri, Merkeli dhe Rama jo njësoj Nga konferenca e perbashket ne viziten e Rames ne Gjermani

Po të kemi parasysh konferencën e përbashkët për shtyp kur kryeministri Rama ishte në Gjermani, me atë që u mbajt sot në Tiranë, do vërenim se atmosfera dhe vetë dukja e dy liderve nuk ishte njësoj.

Ndërsa në konferencën e mbajtur në Gjermani Rama ishte i çtendosur , i qetë e i veshur plot ngjyra ku binte në sy kollarja e kuqe me pika të bardha, sot kryeministri ynë u pa disi i tensionuar veshur me ngjyrat e grisë.

Nga ana tjetër edhe kancelarja gjermane ishte gjatë gjithë kohës e përqëndruar në mesazhin e saj të qartë për Shqipërinë e cila sipas kancelares nuk duhet të pretendojë anëtarësim për aq kohë sa populli i saj kërkon azil në Gjermani.

Merkel kishte zgjedhur ngjyrën rozë të thellë dhe një palë pantallona të bardha për vizitën e saj në Tiranë por gjithsesi zonja e hekurt nuk arriti të përcillte optimizëm për progresin e Shqipërisë.

Pak buzëqeshje, shumë seriozitet dhe përpikmëri mes liderve si në semantikën e fjalimeve të mbajtura ashtu edhe në veshjet e përzgjedhura.

Nga konferenca sot në Tiranë

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024899005889893
array(1) { ["section"]=> string(58) "nga-gjermania-ne-shqiperi-merkeli-dhe-rama-jo-njesoj-15630" }