Nga kualifikimi i Laçit te dorëheqja e Shpëtim Duros, ja çfarë ndodhi sot në FUTBOLLIN shqiptar

Publikuar tek: sport, më 19:59 18-04-2018 Nga kualifikimi i Laçit te dorëheqja e Shpëtim Duros, ja çfarë ndodhi sot në FUTBOLLIN shqiptar foto ilustruese

Dita e sotme ka qenë shumë e ngarkuar jo vetëm nga ana politike, por edhe në fushën e blertë.

Në përballjen e sotme Laçi-Kukësi në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’, ndeshja arriti të mbyllet në një barazim 1-1, duke bërë kështu që tensionet ta shoqërojnë ndeshjen gjatë gjithë kohës.

Kualifikimi i Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë, duket se ka nxehur mjaftueshëm tifozat e Kukësit, të cilët kanë nisur të qëllojnë me sende të forta në drejtim të lojtarëve të skuadrës kundërshtare. Lojtarët bardh e zi janë detyruar të dalin nga fusha me ndihmën e policisë.

Ndërsa një ndeshje tjetër e fortë është luajtur pak momente më parë në Vlorë, ku Flamurtari ka humbur me rezultatin 2-0 ndaj ekipit korçar të Skënderbeut. Ky skualifikim nga Kupa ka bërë që trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro të deklarojë dorëheqjen, të cilësuar nga ai si vendim pa kthim.

Ndërsa gjakrat janë ende të nxehur pas rezultateve, janë zyrtarizuar tashmë edhe finalistët e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu kundër Laçit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 500 pjesëmarrës nga e gjithë bota drejt Shqipërisë për kampionatin e shahut
»
Article Logic
Execution time: 0.022570848464966
array(1) { ["section"]=> string(101) "nga-kualifikimi-i-lacit-te-doreheqja-e-shpetim-duros-ja-cfare-ndodhi-sot-ne-futbollin-shqiptar-117385" }